Zbardhen detajet, ja si u arrestua ‘Babalja’ me porosi të Ramës në qendrën e azilantëve në Prishtinë

Albert Veliu, i njohur si “Babalja”, është arrestuar sot në Kosovë me porosi të Ramës. Sipas mediave në Kosovë, Albert Veliu u arrestua për llogari të autoriteteve shqiptare.
Veliu u vu në pranga në qendrën e azilit në Prishtinë dhe më pas u dërgua në paraburgim.
Albert Veliu ishte në Kosovë pasi kishte aplikuar për azil politik, fill pas skandalit të audio-përgjimit që pretendohet se është kryer mes tij dhe vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Pak ditë më parë, ndaj Veliut, të njohur edhe si “Babalja”, është vendosur masa e arrestit me burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda me kërkesë të Prokurorisë.
Organi i akuzës e akuzon Albert Veliun për veprat penale “Kallëzimi i rremë”, kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i Paligjshëm i Kufirit”.

agron

Artikulli paraprakJa kush është autori i masakrës së Matit, kryetar i PS-së
Artikulli tjetërDenoncimi: Drejtori i PS legalizon për dajën e tij edhe kabinën elektrike (dokumente)