Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 15 urdhër ndalime, mes tyre dhe 2 mjekëve, njëri prej të cilëve punon në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Mësohet se të ndaluarit akuzohen se shisnin teste për Covid-19 të falsifikuar. Në dokumentin e Prokurorisë, theksohet se në materialin e shtetasit Besnik Çullhaj, administrator i shoqërisë “Genius Lab”, i cili ka kallëzuar se falsifikohen nga persona të paidentifikuar fletë të analizave të testit të Covid-19 me logon e laboratorit të tij, duke vendosur barkode dhe të dhëna të rreme. “Laboratori ‘Genius’ kryen teste për Covid-19 për shtetas të cilët i përdorin kur udhëtojnë jashtë Shqipërisë.
Për këtë fakt, ai ka marrë informacione nga individë, por edhe nga policitë e vendeve të BE-së për shtetas shqiptar, të cilët kanë udhëtuar në këto shtete duke përdorur fletë analiza me emrin e këtij laboratorit të cilat janë të falsifikuara”, citohet nga materiali. Çullhaj, gjithashtu ka cituar edhe një episod për një ngjarje konkrete të ndodhur me datë 21 mars, 2021. “Kallëzuesi thotë se ky fenomen është shumë shqetësues dhe i dëmshëm për imazhin e biznesit të tij, por edhe nga ana ekonomike dhe sa i përket faktit për njoftim nga Frontex për grupe shtetasish shqiptar të kapur me këto dokumente (teste) të falsifikuara. Për këtë fakt, ai dyshon se në këtë veprimtari kriminale mund të jenë përfshirë disa persona duke e dëmtuar padrejtësisht shoqërinë ‘Genius’, si dhe imazhin e vendit tonë duke depozituar edhe kallëzimin penal”, shkruhet në dokumentin e Prokurorisë.
PERGJIMET
Në Prokurorinë e Tiranës janë referuar nga Komisariati i Policisë Rinas edhe disa raste të tjera me teste Covid të falsifikuara nga persona që kanë tentuar të udhëtojnë nëpërmjet Aeroportit të Rinasit në vendet e BE-së. Këta persona kanë përdorur teste me logon e laboratorit “Genius”. Mësohet se nga informacionet e siguruara nga shërbimet e Policisë Gjyqësore për këtë aktivitet kriminal në fushën e falsifikimeve është mësuar nga burime policore se personi i cili mund t’i falsifikonte këto teste ishte shtetasi Ronald Karrica, i cili kishte një dyqan internet-fotokopje-printime në rrugën “Zihni Sako” Tiranë pranë vendit të quajtur Oxhaku.
Prokuroria e Tiranës thotë se janë bërë shkresat për konfirmimin e testeve të konstatuara, gjetura dhe sekuestruara me cilësinë e provës materiale ku nga përgjigjet e klinikës, “Genius” është kthyer përgjigje se testet dhe barkodet e kërkuar apo gjeneralitetet e personave nuk janë kryer ekzaminime sa i përket testeve Covid pranë këtyre klinikave. “Nga kontrolli i banakut ku ai punonte është gjetur, fiksuar dhe sekuestruar USB të ndryshme, një lap-top i markës ‘HP’ dhe njësia kompjuterike ‘Dell’, ku mbas një këqyrjeje paraprake ka rezultuar se ka pasur materiale implikuese për falsifikimin e testeve Covid me logon e laboratorëve ‘Genius’ dhe ‘Alnet’”, thuhet në dosje.
Gjithashtu, shtetasit Ronald Karrica i është gjetur dhe sekuestruar telefoni i tij dhe gjatë këqyrjes voluminoze në aplikacionin “Ëhatsapp” janë konstatuar komunikime me persona të ndryshëm, të cilat i kanë kërkuar që t’i sigurojë (prodhojë) teste Covid kundrejt pagesës për persona të tjerë të cilët do të udhëtonin jashtë Shqipërisë. Po ashtu, këta persona i nisnin Ronald Karricës foton e kartës së identitetit të personit, kohën e nisjes së tij, vendin nga do të kalonte dhe i kërkonin që ti siguronte testin në dispozicion të tyre në afatin që klientët e donin. Marinela Farmanet, e cila e identifikuar në sistemin “Deepsee” figuron me emrin Marinela Kalaja ku i dërgon Ronit një kartë identiteti me emrin Besmir Murati dhe ku i thotë se dalja i duhet për nesër pasdite (domethënë për datën 20.06.2021).
Biseda e plotë, vijon si më poshtë:
Marinela Farmanet: Daljen për nesër mëngjes
Marinela Farmanet: Më fal, nesër masdite
Marinela Farmanet: Se avioni e ka të hënën mëngjes
Rmedia: Nesër për nesër darkë
Marinela Farmanet: Po, mos ma harro të lutemmmm
Rmedia: Po nisem Marinela
Farmanet: O Roni të lutëm
Marinela Farmanet: A do vonohesh shume? Në këqyrje vazhdohet me shtetasin e quajtur Eltjon Kola, ku që prej datës 21 prill e në vazhdim ka biseda të vazhdueshme dhe shumë karta identiteti, të cilët kërkojnë test Covid. Në bisedën e tij të fundit me këtë shtetas në datën 20.06.2021 në orën 12:35 Roni i thotë: Me 10 Euro ose 1250 copa do i bëjmë deri në fund të gushtit. Thuaj 25 ose 35 euro të tjerëve ose për mik me 2500 lekë.
Biseda është si më poshtë vijon:
Eltjon Kola: Dalja sonte në 19:30
Rmedia: Hajde
Eltjon Kola: A është gati
Rmedia: Po
Rmedia: IKA
Eltjon Kola: Më thuaj kur ta lësh aty
Rmedia: Të dy njësoj
Rmedia: Gati
Eltjon Kola: Erdha
Eltjon Kola: Dalja sot në 8 të darkës
Eltjon Kola: Se nisen nesër në mjes
Rmedia: 28 me 29 ora 14 e 30
Eltjon Kola: Po me 27 në darkë ka ik
Eltjon Kola: Roni aman a ka shku te puna akoma
Eltjon Kola: Ai se është duke prit në doganë ai shoku
Rmedia: 27 në 21.40
Eltjon Kola: Po
Eltjon Kola: Aman ma ço pdf
Eltjon Kola: Ditëlindja 12.07.2004
Eltjon Kola: Për sot në orën 5:30 daljen
Eltjon Kola: Roni aman çoje pak
Eltjon Kola: Se për 10 min vjen në dyqan ai shoku
Rmedia: Kur
Rmedia: T’i ka pagu lekët Olsi
Eltjon Kola: Hahahahhahahahah
Rmedia: Të gjthë t’u prenotu Olsin me e taku për borxhet
Rmedia: Tani me aplikim tek e-albania
Eltjon Kola: Lene mos pyt
Eltjon Kola: Po dhe ka mundësi
Rmedia: Zgjidh debitorin… tek menuja apliko për debimarrje
Rmedia: Olsi po thot ç’a ka ky që qesh me vete
Rmedia: Mreti
Eltjon Kola: Hahahahhahahahhahah më ke vdek
Rmedia: O Olsi
Rmedia: Ta di që qeshim me atë
Eltjon Kola: E ka kuptu po se din se me kë po flas
Rmedia: Mos ja trego
Rmedia: Se është Eltjon Kola: I ka ik zari
Rmedia: Po qaj me lot
Rmedia: Tu rregullu lokalin Olsi
Eltjon Kola: Tu e gadit
Rmedia: Thuji Olsit
Rmedia: Edhe aty ku e ke lënë celularin ti, prapë Olsi po mundohet të ta marri me pi**somllik
Eltjon Kola: Hahahahhahaha është i kapshëm, ta kap në ajër
Rmedia: Kujdes!
Rmedia: Ika unë. Të fala Eltjon Kola: Shnet
Rmedia: Kur dalja
Eltjon Kola: Një sek
Eltjon Kola: 7:40pm e ka sot fluturimin
Rmedia: Dje darkë për sot në mjes ora 10.12 Eltjon Kola: A u bo dak
Rmedia: Po
Rmedia: Me 10 euro ose 1250 copa do i bëjmë deri ne fund gushtit. ok
Rmedia: Thuji 25 ose 35 euro tjerëve
Rmedia: Ose për mik me 2500 lekë. Klodian Muharremi, shënuar në telefon me emrin KLSH ku në biseda të ndryshme i kërkon për të bërë tampona duke i dhënë orën e daljes dhe emrat e personave dhe emrin e laboratorit i përcaktohet nga ky i fundit.
Bisedat janë si më poshtë vijon:
Rmedia: Mirmjes
KLSH: Për rripin
KLSH: Mi sill ke puna dhe te jap ndonjë gjë
KLSH: Sa fotokopje janë
Rmedia: Legen
Rmedia: Lul Basha e ka fajin
KLSH: Ke puna
Rmedia: Pffff
Rmedia: Jam tu bo grafi në filen
KLSH: Ok
Rmedia: Pasdite
KLSH: Po, drekë
Rmedia: Ok
KLSH: T’i kesh gati
KLSH: Për këtë burrë e grua janë këto orare
KLSH: Ja t’i them
Rmedia: Id
KLSH: Po ja të mi nisi
KLSH: O vlla
KLSH: Për gjys ore më duhen të lutem, më bën nderin më të madh që të mbyll letrat e shpisë
Rmedia: Kartën tate
Rmedia: Ma ço
KLSH: Ta paça borxh se me ke mbaru hallin për zotin
Rmedia: Gati e ke
KLSH: Ok
KLSH: Ja se do vi ta marr
Rmedia: Jam te Panorama
Rmedia: Po pij birrë
KLSH: Ap dje në orën 6 me sot në orën 7
KLSH: Bëje se erdha
KLSH: Për 10 min jam aty
KLSH: Ap më dt 23 ora 11 e mëngjesit. Dalja me dt 24 ora 12 e mëngjesit
KLSH: Aplikimi dje me dt 20 ora 6 e mbasdites dalja sot me dt 21 ora 7 e mbasdites
Rmedia: Leandra Hoxha
Rmedia: Shife ç’a ka. Nqs ka doktor aty të ta thotë se për ça bëhet fjalë.
KLSH: Nuk ka ardhë akoma
Rmedia: Po tani KLSH: Ja ta shoh
Rmedia: Shihe ç’a ka
Rmedia: Si kanë dalë KLSH: S’janë keq KLSH: Po qenka me probleme me veshkat
Rmedia: Aha
Rmedia: Si do i bëhet
Rmedia: Të tha gjë diamanti i veshkave
Rmedia: Nqs s’e ke pyet, ma pyet pak
Rmedia: Ma kujtove… Diamantin
KLSH: Po, s’me ka dhënë prgj
Rmedia: Ok
Rmedia: Kur
KLSH: Duka certifikata
KLSH: Llogarit sikur e kanë bo para dy javësh
KLSH: Fajzerin
KLSH: Ma nis pdf shikoje mirë
Rmedia: Gen
Rmedia: Apo aln
KLSH: Aln
Rmedia: OK
KLSH: O idjot, ja nisa atë
Rmedia: Ok janë të dyja, puq
Rmedia: Me Genius nuk i kontrollojnë, s’kanë dyshime
KLSH: E di
KLSH: Dt poshtë veja 21 prill
KLSH: Ma printo pak këtë
Rmedia: Nesër
KLSH: Mi bëj një printim dhe mi mbaj aty se do vi t’i marr
KLSH: Ap dje në orën 6 mbasdite dalja sot në orën 7 mbasdite
KLSH: Me xhenius
Rmedia: Ku je
KLSH: Ma nis pdf
KLSH: Ne shpi jam
KLSH: Hajde po dush
KLSH: Pim nje kafe
KLSH: Ma nis se po pret
KLSH: Se harrova te them që e du pdf
Rmedia: Aha ok Rmedia: Erdha
KLSH: A je tu ardhë o majmun
KLSH: O legen
KLSH: O pler
Rmedia: 1 min aty
KLSH: Po po ti 1 min e ke 3 orë
Rmedia: Te shpia jote
KLSH: Dola. /Panorama/