Përfaqësuesit e palëve politike të PS, PD, dhe “opozitës së re” për reformën zgjedhore, kanë zhvilluar këtë të mërkurë një takim me përfaqësues të OSBE/ODHIR. Në përfundim të takimin it, Oerd Bylykbashi zbardhi disa nga propozimet që ka bërë Partia Demokratike: Mes tyre është dhe hetimi nga SPAK i krimeve zgjedhore.
“Bëmë propozime në lidhje me ato që do e ndajnë politikën nga krimi, do godasin krimin zgjedhor, roli i policisë në një kuadër masash që garantojnë fushën e barabartë të lojës. Rol të shtuar për policinë gjyqësorë dhe elemente që garantojnë lirinë e zgjedhësve, si dhe rolin e prokurorisë, të thjeshtë dhe speciale, në goditjen e krimit zgjedhor. Futja e krimit zgjedhor në kompetencat e SPAK-ut”, tha përfaqësuesi i PD në tryezë Bylykbashai, në një deklaratë për gazetarët.