Zbardhen telefontat mes Tahirit dhe…

Në dosjen voluminoze përmes së cilës arsyeton se përse ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri u shpall fajtor, Gjykata e Krimeve të Rënda rendit disa prej situatave që faktojnë sipas saj lidhjet me Habilajt.

“Pavarësisht se nuk kanë rezultuar element provues për të mbështetur përgjimet ambjentale të kryera në Itali, ku Moisi Habilaj, bashkëpunëtorët e tij dhe personat e tjerë flasin për dhënie dhuratash dhe shumash parash ish ministrit Tahiri dhe familjarëve të tij,

në vlerësimin e Gjykatës ka prova dhe indicie që tregojnë një situatë marrëdhëniesh apo lidhjesh të qëndrueshme të të pandehurve” thuhet në dosje në të cilën renditen disa prej provave që gjykata cmon si të vlefshme për të faktuar këto lidhje, një ndër to edhe telefonatat e shpeshta të dhe vartësit të ish-ministrit me Moisi Habiljan.

-shërbimet e vazhdueshme të kryera nga Artan Habilaj dhe Moisi Habilaj ndaj të pandehurit Saimir Tahiri në rastin e lëvizjeve të tij në Greqi në gusht 2014 dhe për riparimin e mjetit lundrues “Auras”

-përdorimi nga i pandehuri Saimir Tahiri dhe bashkëshortja e tij e automjetit me targë AA 003 GB edhe pas shitjes shtetasit Artan Habilaj, në disa raste përgjatë vitit 2014 ( lëvizjet mbështesin faktin se mes tyre janë mbajtur marrëdhënie të qëndrueshme).

– udhëtimi në Itali në të njëjtën kohë vajtje-ardhje, më të njëjtin intinerar dhe destinacion, i Moisi Habilajt i babait të të pandehurit Saimir Tahiri dhe bashkëshortes së të pandehurit Saimir Tahiri, në datat 08.07.2014-10.07.2014 ( madje del qartë nga përgjimet se Moisi Habilaj dhe Bashkim Tahiri gjendeshin së bashku në banesë/hotel)

– ekzistenca e mjaft numrave telefonikë të përbashkët në fluksin e komunikimeve telefonike të të pandehurit Saimir Tahiri dhe Moisi Habilaj, Florian Habilaj dhe Artan Habilaj;

– komunikimet e shpeshta dhe të drejtpërdrejta telefonike të Moisi Habilaj me Evi Robo, lidhje e afërt e të pandehurit Saimir Tahiri në detyrën e drejtorit të Inspektimit në ministrinë e Brendshme në të njëjtën periudhë që i pandehuri Saimir Tahiri ushtruar detyrën e Ministrit të Brendshëm.

Exit mobile version