Zbardhet përplasja e ashpër mes Bashës dhe deputetit serb në Beograd. Qëndrimi për Kosovën dhe Luginën e Preshevës tensionoi mbedhjen KiE

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, mori pjesë në punimet e nënkomitetit për Ballkanin Perëndimor të Këshillit të Europës, i cili u mbajt në Beograd në 10 dhe 11 tetor.

Tashmë publiku shqiptar është njohur me qëndrimet e Bashës në këtë aktivitet përmes fjalimeve në mbështetje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe të Kosovës.

Kosova është e pavarur! Ky është një realitet i pakthyeshëm” – Deklaroi Basha në Boegrad, duke shtuar se përgjegjësit për sulmin e Banjskës duhet të dalin përpara drejtësisë:

Një vit më parë, një sulm ndodhi në territorin e Kosovës. Nga forca të mirë trajnuara dhe të pajisura mirë, që për fat të mirë dështoi. Por ata që janë përgjegjës ende nuk janë vënë para drejtësisë. Është përgjegjësia e të gjithëve, përfshirë Beogradin, që ta bëjnë këtë. Fajtorët kryesorë janë ende të lirë këtu në Beograd. Dhe mund të ndodhë që të ndeshemi me ta në korridoret e hoteleve këtu në Beograd. Nuk duhet dhe nuk mund të tolerohet mosndëshkimi për akte të tilla. Kështu merr formë angazhimi për paqen dhe stabilitetin.”

Qëndrimet e forta të Bashës shkaktuan jo pak reagime nga ana e delegacionit serb, të cilët vitet e fundit janë mësuar me një retorikë të zvenitur nga Tirana zyrtare për sa i përketë Kosovës dhe Luginës së Preshëvës, e cila ndodhet nën një presion të vazhdueshëm nga qeveria serbe.

Parlamentari serb, Vladimir Gjorgjeviq, ka publikuar në rrjetet e tij sociale këmbimin e replikave me Bashën, për të cilin thotë se nuk kupton pse Kosova duhet të jetë pjesë e Bashkimit Europian dhe OKB-së, kur Kosova dhe Metohia janë krahina jugore të Serbisë, duke treguar edhe njëherë revizionizmin e zyrtarëve serb ndaj një realiteti të pakthyeshëm, siç është pavarësia e Kosovës.

Postimi i Vladmir Gjorgjeviq:

Në mbledhjen e komisionit për çështje politike dhe demokraci, dialogu parlamentar për Ballkanin Perëndimor, në të cilin marrin pjesë anëtarët e Këshillit të Evropës dhe kryesohet nga Alexis Tsipras, që mbahet në hotelin “Metropol”, anëtarë të Serbisë. Delegacioni mori pjesë, në mesin e tyre ishte deputeti dhe nënkryetari i partisë, Vladimir Gjorgjeviq. Prezantimit të deputetit shqiptar Lulzim Basha se Kosova është në pritje të anëtarësimit të plotë në Botën e Evropës, OKB, Vladimir Gjorgjeviq iu përgjigj se Kosova dhe Metohia janë anëtare të Këshillit të Evropës dhe Kombeve të Bashkuara si krahinë jugore serbe dhe pjesë e Serbisë dhe se nuk e di pse po kërkon pranim në organizatat në të cilat tashmë ekziston si krahinë serbe” – Shkruan Gjeorgjeviq në instagramin e tij.

Zbardhet përplasja e ashpër mes Bashës dhe deputetit serb në

Artikulli paraprakKush e kërkon dhe kush investon te kërkesa për qeveri teknike?
Artikulli tjetërKupa e Botës për 10 edicionet e ardhshme, Inteligjenca Artificiale parashikon fituesit (EMRAT)