Zbardhet skema/ I kishte përfituar si ‘investitor strategjik’, disa prej pronave të sekuestruara të Pëllumb Gjokës në emër të familjarëve

SPAK ka nisur një hetim për të gjitha pasuritë e Pëllumb Gjokës, duke vendosur sekuestrim për pronat për të cilat ai ka marrë statusin investitor strategjik.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se bëhet fjalë për prona jo vetëm të regjistruara në emrin e tij, por edhe të familjarëve.

Ajo zbuloi po ashtu se nga hetimet e kryera ka dyshime se pasuritë e sekuestruara së fundmi janë përfituar nga falsifikimi i dokumenteve kryer nga Pëllumb Gjoka dhe persona të tjerë.

Kujtojmë se SPAK ka sekuestruar pasuritë e biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili ndodhet pas hekurave në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Në njoftimin e SPAK flitet për një sërë pasurish, toka në zonën e Pulaj- Plazh, Velipojë, të cilat figuronin të regjistruara në emër të personave të tjerë.

Artikulli paraprakIlir Meta në SPAK?! Anila Hoxha jep detaje: Kanë ardhur “letrat” nga SHBA dhe Qipro
Artikulli tjetërBasha takim me fermerin në Ibë: Shqipëria ka nevojë për ndryshim për ta bërë jetën e shqiptarëve më të mirë