Zbukurimet e Vitit të Ri nuk e mbulojnë dot kurrupsionin bashkiak

Nga Marsid Gupi

Zbukurimet e Vitit të Ri si dhe koncertet e organizuara krijojnë një sensacion festiv, i cili shkakton dhe mbulim të procedurave ose mënyrave si administrohen taksat dhe fondet për të arritur deri tek këto organizime.

Një aforizëm amerikan shpreh këtë ide: Të vërtetit dhe të drejtit i duhet një moment të kuptojë realitetin kurse mashtruesit i duhet gjithë jeta ta manipulojë atë! Mirëpo përtej manipulimeve mediatike, përtej fondeve të oligarkëve dhe fuqisë administrative shtetërore, korrupsioni është fakt që ngel aty dhe nuk del dot as gjithë jeta për ta fshehur atë.

Drejtori i Përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Taulant Tusha, është arrestuar një ditë pasi Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 15 urdhërarreste për inceneratorin e Tiranës.

Nga 15 urdhër-arreste janë ekzekutuar vetëm 4  prej tyre, ndërkohë që operacioni vazhdon.

Më herët SPAK ka vendosur sekuestro ndaj inceneratorit të Tiranës, pasi nga hetimi paraprak zbuloi se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët e vërtetë të projektit dhe se kompania ka lëshuar miliona euro fatura të falsifikuara, të paguara nga taksapaguesit e Tiranës, Durrësit e bashkive fqinje me të.

Historia si shkoi karriera e këtyre zyrtarëve më kujton momentin kur u prishën ndërtesat e banorëve të lagjes 5 Maji, në urdhrat e Taulant Tushes, ku një natë të ftohtë të janarit 2022, Nënë Liza bashkë me banorët u lanë në rrugë për shkak të mbrojtjes të interesave publike. Kultura amerikane shprehet se: Kush jeton prej shpatës vdes prej saj! Shpata ka qenë funksioni zyrtar dhe pushteti i ushtruar prej këtyre funksionareve.

Kjo shpatë e përdorur në mënyrë të padrejtë në kurriz të qytetarëve është edhe prova e korrupsionit të tyre.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës duhet ta kuptojë që nuk e mbulon dot korrupsionin e Zyrtarëve të tij me disa Zbukurime të Vitit të Ri apo me koncerte.

Zhurma dhe prangat e fletarrestimeve janë dritë e të vërtesës më e madhe sesa dritat e manipulimit të mjeteve të tij.

Artikulli paraprakPartizani bëhet si spital, 7 lojtarë të operuar në 5 muaj
Artikulli tjetërSPAK akuzon Alqi Bllakon për korrupsion pasiv: Favorizoi Klodian Zoton e Mirel Mërtirin, në këmbim i blenë makinerinë 120 mijë euro për firmën e të atit