Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka konfirmuar vetëdorëzimin e Klement Balilit.
Duke folur për këtë çështje, Veliu tha se, Klement Balili kishte tre kushte kryesore: Të deklarohej vetëdorëzimi, të mos keqtrajtohej nga policia si dhe mosekstradimin në Greqi.
Përvec këtyre Balili ka kërkuar process të rregullt ligjor si dhe kushte të përshtatshme në qeli.
Fakti që Balili u vetëdorëzua u theksua me forcë nga mediat shqiptare duke “acaruar” Kryeministrin Rama, i cili pretendonte se ndalimi i Balilit u bë pas një “operacioni të sofistikuar policor”.
Por deklarimet e Ardi Velit për kushtet e vendosura nga Balili për vetëdorëzimin, kanë rrëzuar pretendimet e Ramës.
Aktualisht Klement Balili është në komisariatin nr. 6 në Tiranë ku po merret në pyetje.
Balili u vetëdorëzua sot në orën 8:45 te kthesa e Shijanit, mes Delvinës dhe Finiqit, ndërsa ishte i shoqëruar nga nipi i tij Rigers Balili. Klement Balili pasi u mor në pyetje në ambientet e komisariatit nr.6, iu drejtua Policisë së Tiranës, ndërsa u transportua me makinë policie.