Avokati Altin Goxhaj në një postim në Facebook ka publikuar disa dokumente që tregojnë faktin se “ABI Bank”, e Linda Ramës, bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama është bankë e një kompanie ruse dhe për llogari të saj po blen me shifra marramendëse troje dhe prona shqiptare.
Goxhaj shkruan se kjo është një kompani e themeluar në vitin 1991 në Rusi dhe përfaqësohet me yllin e financave Andi Ballta, që sipas tij bëhet ylli rus i gjithë Ballkanit në vitin 2013 pas triumfit me 1 milion shuplaka të Rilindjes.
Postimi i plotë i Altin Goxhajt
NË FAKT BANKA E LINDËS SË EDIT ËSHTË BANKË E KOMPANISË RUSE TË KRIJUAR NË 1991!!! Dhe po blen në shifra marramendëse troje dhe prona shqiptare për llogari të Kompanisë Ruse!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Kush e ka ABI Bank (gjoja Banka Amerikane e Investimeve) të Lindës së Edit?
NJË KOMPANI E THEMELUAR NË RUSI NË 1991 NCH Capital Inc. e cila përfaqësohet me yllin e financave Andi Ballta që bëhet ylli rus i gjithë Ballkanit në 2013 pas triumfit me 1 milion shuplaka të Rilindjes! Dhe Shqipëria rreshtohet e para për troje dhe sipërfaqe të ndërtuara që ka blerë dhe blen kompania Ruse!!!
Ju e dini që unë jam shumë i saktë gjthm! Mother Russia ka qenë, mbetet dhe do të mbetet gjithmonë jo vetëm shtëpia e klyshëve të bolshevikëve të 8 Nëntorit 1941 por edhe të trashëgimtarëve bastardë të tyre të adoptuar nga Sorosi që në 1992! Ja foto dhe jo fjalë e as komente.