Zbulohen komunikimet mes Sokol Tushës, vëllait të ish-zyrtarit të lartë të Bashkisë së Tiranës, Taulant Tusha me biznesmenin Nestor Muhametllari, pronarit fiktiv të kompanisë 5D Kontruksion

SPAK ka zbuluar se pronarët e vërtetë janë të kompanisë 5D janë Redi Molla dhe Mariglen Qato. Dy ish-zyrtarët e lartë të Bashkisë Molla dhe Qato ndodhen nën masën e arrestit me burg. Edhe kolegu i tyre, Taulant Tusha, njeriu më I besuar i kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj, ndodhet prapa hekurave në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës si dhe aferën e kompanisë 5D konstruksion.

“Rezultojnë komunikime në whats up ndërmjet Nestor Muhametllarit dhe subjektit Sokol Tusha, që datojnë nga qershori i 2021 e përfundojnë deri në gusht të 2023.

Në dhjetor të vitit 2021 mes tyre zhvillohet biseda edhe për pagesën që Nestor Muhametllari duhet ti bënte Sokol Tushës, pagesa të cilat kërkohen nga ana e tij.

Nestor Muhametllari i komunikon atij se pritet të bëhen pagesat e Bashkisë dhe se paratë e tij do ti kalojnë menjëherë. Këto biseda vijojnë deri në fundit të janarit 2022”, – thuhet në dosjen hetimore.

Tusha dhe Muhametllari vijojnë komunikimet për objektin e ndërtuar te 5 Maji dhe aty përmendet edhe Redi, që sipas SPAK, është Redi Molla. Në vijim, ata flasin për apartamentet, ndërtimin e fasadës, dyqanet tek pallati i ndërtuar tek zona 5 Maji në Titanë. Ata diskutojnë bashkë edhe për cmimet e shitjes.

SPAK është duke vijuar hetimet për dosjen 5D, ku ish-drejtorët e Bashkisë kishin krijuar kompaninë në fjalë dhe i jepnin tendera vetes së tyre. Bëhet fjalë për të paktën 23 procedura tenderuese.

Në kuadër të hetimit, është vendosur sekuestrimi i pasurive të Redi Mollës dhe Mariglen Qatos por dhe familjarëve të tyre. Dyshohet se pasuritë rrjedhin si produkt i veprimtarisë kriminale dhe se shit-blerjet e shumé pronave, janë bërë në mënyrë fiktive.

Exit mobile version