Prej ditës së premte dhe deri më sot nuk ka patur asnjë reagim nga Rama dhe qeveria për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku veç tij mbeti i plagosur edhe Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si ‘Rrumi’.
Bëhet e ditur se Rama dhe rilindja janë të lidhur me këtë ngjarje, pasi mesa duket ‘Rrumi’ i akuzuar nga opozita si ‘ushtar’ i Dakos, i ka lidhjet e forta me pushtetin.
Një qytetar ka denoncuar tek kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, të gjitha lidhjet e Rrumit me pushtetin.
Vëllai i Aleksandër Lahos ose i njohur ndryshe dhe si Landi Muharremi, është Drejtor i Postës në Durrës. Gjithashtu kompania e Rrumit ka fituar tenderin për pastrimin e metjeve spitalore. Ndërkohë që kunati i Rrumit në bashkëpunim me Lul Berishën kanë kompaninë që ruan portin.
Postimi i Malltezit:
Shpifje, kazan, … te tjeret ia kane fajin vec ai joooo…