Ka nisur kultivimi i kanabisit në fshatin e deputetit të PS, Taulant Balla. Policia e Librazhdit ka informuar se gjatë kontrollit në një zonë të pyllëzuar në zonën e Çermenikës në Librazhd, ka gjetur aty drogë të llojit kanabis. Forcat policore thonë se për rastin janë proceduar dy zyrtarë lokalë, kurse po kërkohet për autorët.
Njoftimi i policisë
Në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, kanë ushtruar kontroll në një zonë të pyllëzuar të fshatit Kostenjë, të Librazhdit , ku gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan rreth 140 kubikë ku ishin kultivuar fara kanabis, si dhe 14 fidanë kanabis.
Në përfundim të veprimeve u proçeduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: N.H., (inxhinjeri i pyjeve ) dhe Xh.P., (kryeplaku i fshatit Kostenjë), për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.