Zbulohen prapaskenat me Zekën te Shqipëria, Silvinjo i kërkoi falje para të gjithë skuadrës

Pesë lojtarë të Partizanit iu bashkuan përfaqësueseve shqiptare dhe kosovare gjatë grumbullimit të fundit. Ranë në sy Preka dhe Buxhelaj, që u aktivizuan 90 minuta në fitoren e Shqipërisë U-21 kundër Zvicrës U-21 në transfertë me shifrat 1-2. Sakaq, edhe Redon Ismaili u aktivizua në minutën e 77-të në fitoren e Kosovës U-21 kundër moshatarëve izraelitë.

 

Gjërat nuk shkuan siç pritej te Kombëtarja e madhe, me Hadrojn dhe Zekën, që nuk u aktivizuan asnjë minutë. Madje Zeka në të dyja sfidat u la në tribunë.

“Panorama Sport” mëson nga kampi kuqezi se trajneri Silvinjo ka folur me Zekën para gjithë ekipit, duke i shprehur njëlloj keqardhje apo ndjese për faktin se ishte i vetmi lojtar që iu desh ta linte në tribunë.

Sjellja e Zekës ka qenë tejet korrekte. 25-vjeçari shënoi një gol të bukur në miqësoren me U-21, por më pas trajneri bëri të tjera zgjedhje.

Exit mobile version