Një temë diskutimi e përhershme mes tifozëve nuk është vetëm për aftësitë e futbollistëve apo trajnerëve, por edhe sa përfitojnë ata nga profesioni i tyre. Dhe “Football Financa” u ka hequr kureshtjen tifozëve duke zbuluar rrogat e të gjithë trajnerëve pjesëmarrës në EURO 2024, duke përpiluar renditjen e tyre.
Më i paguari, thuajse si zakonisht, është trajneri i Anglisë. Garet Sauthgejt përfiton 5,8 milionë euro në vit për punën e tij në drejtimin e ‘tre luanëve”. Më pas vjen në vendin e dytë Julian Nagelsman i Gjermanisë organizatore me 4,8 milionë euro në vit, ndërsa në vendin e tretë është Roberto Martinez i Portugalisë me 4 milionë euro.
Shifra bëhet gjithnjë e më e ulët sa më pak pretendente është skuadra apo nga vitet ë eksperiencës të trajnerëve në vendet përkatëse, teksa shihet se Silvinjo i cili drejton Shqipërinë, ka lënë pas 8 emra të tjerë në këtë listë. Me rrogën 750 mijë euro në vit që përfiton braziliani, ai ka lënë pas trajnerë të ekipeve si Polonia, Skocia, Hungaria apo Çekia.
Duhet theksuar se kjo shifër përfshin vetëm rrogën fikse të trajnerëve, teksa disa prej tyre paguhen edhe në bazë të rezultateve me bonuse të ndryshme shumë më të mëdha apo edhe nga sponsorët e federatave përkatëse.
Rroga vjetore e trajnerëve në EURO 2024 në milionë euro
Garet Sauthgejt (Angli) – 5,8
Julian Nagelsman (Gjermani) – 4,8
Roberto Martínez (Portugali) – 4
Didier Deshamp (Francë) – 3,8
Ronald Kuman (Holandë) – 3
Luçiano Spaleti (Itali) – 3
Vinçenco Montela (Turqi) – 1,8
Murat Jakin (Zvicër) – 1,6
Ralf Rangnik (Austri) – 1,5
Domeniko Tedesko (Belgjikë) – 1,5
Zlatko Daliç (Kroaci) – 1,5
Dragan Stojkoviç (Serbi) – 1,4
Luis de la Fuente (Spanjë) – 1,25
Serhij Rebrov (Ukrainë) – 1,25
Kasper Hjulmand (Danimarkë) – 1,15
Silvinjo (Shqipëri) – 0,75
Mihal Probierz (Poloni) – 0,56
Stiv Klark (Skoci) – 0,55
Françesko Kalcona (Sllovaki) – 0,54
Marko Rosi (Hungari) – 0,3
Matjazh Kek (Slloveni) – 0,3
Ivan Hashek (Çeki) – 0,25
Eduard Iordanesku (Romani) – 0,24
Uilli Sanjol (Gjeorgji) – 0,2