Zinedine Zidane është larguar nga Real Madrid pas një mosmarrëveshjeje me presidentin Florentino Perez. Një natë përpara se Zidane të shpallte largimin e tij, burimet tregojnë se ai dhe Perez janë përplasur për sa i përket merkatos së verës.
Francezi i ka thënë Perez-it se donte të blinte Hazard nga CHelsea por presidenti ka refuzuar. Dhe kur Perez i ka thënë se donte të sillte në Madrid portierin De Gea nga United, Zidane ka insistuar se ka besim te portieri aktual Keylor Navas.
Debati thuhet të ketë mbaruar me Zidane që i thotë Perez: “Unë mbarova. Merru vetë me ekipi”.
Në ditën tjetër, Zidane ka mbledhur gazetarët për një konferencë për shtyp duke lajmëruar largimin e tij nga Real Madrid pas dy viteve e gjysmë ku fitoi tre Champions League dhe një kampionat.
Trajneri italian refuzon stolin
Juventusi, si pjesë e një skenari të dytë, mund të humbasë Massimiliano Allegri dhe duhet të kthehet në merkaton e trajnerëve me ngut. Por, momenti i dilemave zgjati shumë pak. Kaq pak ditë ishin të mjaftueshme për teknikun nga Livorno që të rinovojë dashurinë e tij për ngjyrat e Juventusit dhe të hedhë poshtë Real Madridin.
Siç është raportuar nga “Gazzetta dello Sport”, në fakt, Real Madridi ka hetuar që t’ia japë Massimiliano Allegrit postin e Zidane, para se të merrte një përgjigje negative. E gjitha filloi me një telefonatë nga Adriano Galliani, një mik i madh i Florentino Perez, me të cilin Allegri ka mbajtur marrëdhënie të shkëlqyera. Nëpërmjet ish-drejtorit menaxhues të Milanit, trajneri i Juventusit e ka informuar presidentin e Real Madridit se nuk është i interesuar këtë kohë për ofertën e tij.
Para së gjithash, sepse ka respekt për “Zonjën e Vjetër”, me të cilën tashmë ka planifikuar sezonin e ardhshëm dhe merkaton disa javë më parë. Por, Allegri ka edhe ndjenjën se nuk është koha më e mirë për të shkuar te Real Madridi, pas fitimit të tri Ligave të Kampionëve radhazi, pas lamtumirës së mundshme të Ronaldos dhe pritshmërive të mëdha.