Zbulohet autori që urdhëroi vrasjen e komisarit Artan Cuku, ja sa pagoi

Zbardhen detaje të reja për vrasjen e Komisarit Artan Cuku në Tiranë. Që në fillim dyshimet ishin se krimi ishte kryer me urdhër nga jashtë, për shkak të punës së tij. News24 raporton sot se është zbuluar edhe emri i personit që dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e Komisarit Cuku.
I dyshuari si urdhërues është Bledar Jambelli, i arrestuar në dhjetor 8 Dhjetor të vitit 2012, në lidhje me vrasjen e Armando Delaj.
Dyshohet se Jambelli ka kontaktuar me Mikel Shalarin, i cili më pas ka vendosur që të bëjë edhe krimin e rëndë. Sipas burimeve nga grupi hetimor, për vrasjen e Komisarit Cuku fillimisht janë dhënë 3 mije euro.
Artan Cuku, ish-Drejtori i Policisë së Vlorës u vra me armë zjarri mbrëmjen e 8 prillit të vitit 2017 në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:00 në “Rrugën e Kosovarëve”, pranë Liqenit Artificial në kryeqytet.
Cuku është qëlluar me armë zjarri në hyrjen e pallatit, teksa po futej për në ashensor. Më herët 42 – vjeçari kishte qenë i ulur në një lokal aty pranë.
Autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë dyshohet të kenë qenë dy persona. Ekzekutori i Cukut, një person rreth 1.70 i gjatë ka qenë i kamufluar dhe është larguar me biçikletë.
Duke përfituar nga errësira ata kanë arritur të largohen në rrugicat dytësore, të cilat lidhen me stadiumin Dinamo dhe sheshin Ëillson.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policore, ndërsa janë ngritur disa pika kontrolli me qëllim kapjen e autorëve.

Si u porosit vrasja e komisarit
Prej kohësh, që pas vrasjes së komisar Artan Cukut, kishte spekulime në rrjet se ajo është porositur nga Bledar Jambelli. Mediat në fakt kishin shkruar se Artan Cuku kishte guxuar që të hapte një prej dosjeve më të nxehta jo vetëm në Vlorë, por në Shqipëri.
Gjithçka nis mbrëmjen e 28 majit 1997, kur 24 persona u vranë në një vend të quajtur Bilardoja e Demos. Mes viktimave kishte fierakë, tepelenas, beratas, shkodranë, por edhe vëllezërit Muka.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në Levan. Ajo që pasoi është një kalvar ekzekutimesh mes fiseve Muka, Rama dhe Zanaj. Kulmi ishte më 11 nëntor 2006, kur vritet Leonora Rama, nëna e Sokol Ramës. Pak më vonë u vranë tre persona.
Thuhet se ekzekutimet ishin kryer nga Bledar Jambelli me porosi nga Sokol Rama. Por ai doli nga paraburgimi për mungesë provash.
Seria e vrasjeve vazhdoi dhe në vitin 2012 vritet Amarildo Delaj. Pas vrasjes, komisar Artan Cuku arrestoi Jambellin, nga Mbrostari i Fierit. Ai u lirua sërish për mungesë provash, por mendohet se nuk ia fali kurrë këtë gjë komisarit, duke porositur vrasjen e tij. Ai kontraktoi Mikel Shallarin për të kryer ekzekutimin.
Mediat spekulojnë se Shallari kishte një bashkëpunëtor, ndërsa së fundmi është thënë se ai ka vendosur që të flasë për drejtësinë si ‘i penduar’.

Artikulli paraprakZbulohet skandali/ Fabrika e riciklimit në Tiranë u dogj qëllimisht për t’i hapur rrugë incineratorit
Artikulli tjetërReagon Berisha: Eurostat nxjerr rekordet e zeza të Shqipërisë, dështimi i plotë i piktorit dhe Zho Zho-së së tij