Zinedine Zidane ka insistuar që takimi i tij me Paul Pogban në Dubai gjatë javës së kaluar ishte vetëm rastësi. Trajneri i Real Madridit gjithashtu tha se ata bënë një bisedë personale, pasi e njohin njëri-tjetrin.
Ylli i Manchester Unitedit Paul Pogba, i cili ka qenë në Dubai shkaku i procesit rikuperues të tij nga një problem i kyçit të këmbës, u fotografua në një takim me Zinedine Zidane, i cili ishte në Dubai për Konferencën e Inteligjencës Artificiale në Sport.
Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka insistuar se ai nuk e ka asnjë probleme fotografinë e yllit të skuadrës së tij me trajnerit e një klubi që e kishte kërkuar transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës.
Pogba ishte përfolur për një transferim në Real Madrid gjatë afatit kalimtar të fundit, pasi që ai kishte thënë vetë se e dëshironte një sfidë të re në karrierë. Fotografia e fundit bënë që spekulime për të ardhmen e francezit të priten sërish në janar.
Megjithatë, Zidane nuk është i përgatitur të flasë për afatin e ardhshëm kalimtar ende, por ai i zbuloi disa gjëra për takimin e tij me Pogban.
“Ishte vetëm rastësi. Ai ishte aty dhe unë po flisja në konferencë. Pasi ne e njohim njëri-tjetrin, folëm. Por, ishte personale – Nuk do të të tregoj ty se çka thamë”, u përgjigj Zidane kur u pyet për takimin.
“Ne e kemi njohur njëri-tjetrin që një kohë të gjatë. U takuam rastësisht në rrugë, u ndalëm dhe biseduam”, tha Zidane.