Zbulohet emri i bosit të laboratorit të heroinës në Has

Zbulohet dhe shpallet në kërkim ndërkombëtar drejtuesi i laboratorit të heroinës në Has. Policia e ka identifikuar dhe me pas shpallur ne kerkim dhe behet fjale per shtetasin A.Hoxha nga Kruja, i cili njihet si biznesmen.
Ai është pronar i një hoteli në Rinas dhe dyshohet se drejtonte aktivitetin e grupit kriminal të heroinës në Has.
Fill pas zbulimit te laboratorit te droges në fshatin Bernog të Hasit, u arrestuan 3 anëtarë të familjes Shuti.
U sekuestruan si dhe 160 kallëpet e heroinës të mbështjellë me natriban gati për transport, lëndë narkotike në përpunim.
Laboratori i drogës në Has, sot para gjykatës të arrestuarit
Sot do të dalin para gjykatës së Shkallës së Parë pesë nga gjashtë personat e arrestuar për laboratorin e heroinës që u zbulua dhe u sekuestrua në fshatin Brenog para tre ditësh. Për t’u njohur me masën e sigurisë do të dalin; Xhavit Shuti, Anila Shuti, Mustafa Shuti, Flamur Cela dhe Vehbi Barushi.
Gjykata do të japë masën e sigurisë, ndërsa dosja pritet që të transferohet te Krimet e Rënda në Tiranë, pasi bëhet fjalë për një rrjet ndërkombëtar të trafikut të heroinës.
Përpos pesë të arrestuarve në Kukës është prangosur edhe një nga tre turqit e përfshirë në këtë dosje, i cili ndodhet në Tiranë. Ai dyshohet se është biznesmen dhe pikërisht nëpërmjet biznesit të tij kamuflohej sjellja e bimëve të opiumit në Shqipëri.
Arrestimi i turkut, e çoi në 6 numrin e personave të ndaluar ndërkohë që në kërkim janë edhe 3 persona të tjerë, dy turq dhe 1 shqiptar.

Artikulli paraprakIsh-ministri: Operacioni për arrestimin e Balilit dhe Lul Berishës u dekonspirua nga Xhafa
Artikulli tjetërThellohet skandali i korrupsionit, në pranga edhe shoferi i ish-deputetit socialist