Zbulohet gjykatësja që do të ketë në dorë fatin e Balilit…

Ndërsa vetëdorëzimi i Klement Balilit ishte dje kryefjalë e të gjitha mediat dhe politikës në vend, sot është vendosur dhe gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e tij.
Miljana Muça është gjyqtarja që do të shqyrtojë provat e prokurorisë, e cila u zgjodh pas hedhjes së shortit në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ndërsa seanca e parë pritet të kryhet nesër.
Katër akuzat e ngritura ndaj Balilit janë: ”Trafikimi i lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim në formën e Grupit të strukturuar kriminal”, “Pjesëmarrje në Grupin e Strukturuar Kriminal”, “Refuzim për deklarimin e pasurisë” pranë ILDKPI dhe “Pastrim i Produkteve të Veprës penale” .
Dorëzimi i Balilit u bë pas negociatave ku u përfshinë avokati i tij Theodhori Sollaku, drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu si dhe nipi i tij, i cili mban dhe postin e kryetarit të bashkisë Delvinë, Rigels Balili.
Pak ditë më parë për Balilin ka mbërritur dhe një letërporosi nga Greqia, ku pritet që të ketë prova të reja për implikimin e tij në trafikun e drogës.
Avokatët e Balilit janë shprehur se ka mungesë serioze provash kundër klientit të tyre, ndërsa shprehen se nuk ka dëshmitarë që të implikojnë Balilin në trafikun e drogës.
Balili ka qenë një nga njerëzit më të kërkur nga ana e drejtësisë shqiptare, edhe për shkak të presionit të vazhdueshëm amerikan për arrestimin e tij.

Exit mobile version