Zbulohet mashtrimi i Veliajt! Protesta te Unaza e Re, banori: Më nxorën emrin për qeranë, s’jam paraqitur

Pavarësisht kushteve atmosferike jo të përshtatshme, banorët e zonës së Astirit në kryeqytet kanë vijuar protestën e tyre në ditën e 17 të tyre. Banorët janë mbledhur sërish sonte për të protestuar kundër prishjes së banesave të tyre të cilat preken nga projekti i Unazës së Re.
Banorët kanë bllokuar rrugën, ndërsa shprehen se i kanë banesat në proces legalizimi dhe kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut. Ata kanë paralajmëruar protesta pa afat.
“Kërkojmë që këtyre që u kemi dhënë votën të vijnë të na takojnë. I bëj thirrje politikaneve dhe tyë vijën të na takojnë se nuk u dhamë votën që të na bëjnë gropën. Presidenti Meta të mendojë për këtë popull. Qeveri hajdute, Turp të kenë hajdutët. Ja ku jam, le të vijnë të ma arrestojnë”- thotë një nga banorët.
Ndërkohë një tjetër banor thotë se ARRSH e ka nxjerrë në listën e personave që janë paraqitur për konsultime, por kjo sipas tij nuk është e vërtetë.
“Nxorën emrin e babait tim dhe timin në listën e ARRSH. Afrim Qendro tha se unë jam tërhequr. Janë mashtrime të Qendros dhe Veliajt. Nuk kemi takuar asnjë. Pse të shkojmë ne tek ARRSH, le të vijnë ata këtu. A i kanë vënë kryq shtëpisë këtu, le të vijnë të takohemi me kamera, s’kemi asgjë për të fshehur. Pse të venë banorët atje një nga një, le të vijnë ata këtu. Ne jemi të gjithë për një qëllim. Si mund të shkoj tek ARRSH. Pse ka frikë nga njerëzit. Pse duhet të shkojmë ne tek ARRSH. T’i bëjmë gjërat përballë kamerave dhe hapur”- thotë një tjetër banor.
Në mbështetje të protestuesve janë edhe deputetë të opzites, aktivistë të shoqërisë civile dhe ata që kundërshtojë prishjen e Teatrit Kombëtar.
Deputetët e LSI Endrit Braimllari, Klajda Gjosha dhe Floida Kërpaçi gjithashtu kanë qenë në përkrahje të protestuesve tek Unaza e Re. Deputetët e LSI kanë takuar banorët duke mbështetur kërkesat e tyre.
“Banorët e Unazës së Re janë në protestë për të drejtën e tyre. Edi Rama të mos guxojë t’i afrohet banesave tek Unaza e Re sepse këto banesa janë të qytetarëve të ndershëm dhe jo të kriminelëve dhe oligarkëve të Edi Ramës. Do të jemi në mbështetje të banorëve çdo ditë sepse kjo është një e drejtë legjitime. Edi Rama nuk mund të tallet me djersën e banorëve. Edi Rama është antikombëtar”, deklaruan deputetët e LSI.

Artikulli paraprak“Rama do hajë kokën”! Protestës te Unaza e Re i bashkohen edhe artistët
Artikulli tjetërDenoncimi/ Helmim masiv në çerdhen e qytetit, kryebashkiaku terror për ta fshehur ngjarjen