Zbulohet pista e avionëve për drogën edhe në Berat

Një tjetër pistë avionësh për transportin e drogës drejt Italisë është zbuluar edhe në Berat. Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një foto ku duket qartë një pistë e improvizuar për uljen e avionëve që transportojnë drogë. “Foto e ditës! Narko-aerodromi i Beratit!”, shkruan Berisha në Facebook.
Ky është rasti i dytë që Berisha publikon foto të pistave të avionëve të drogës. Para disa ditësh ish-Kryeministri Berisha postoi në faqen e tij në Facebook një foto të një piste avioni në fshatin Nivicë të Tepelenës, e përshtatur për transport kanabisi. Fotografia është dërguar nga një qytetar nga Tepelena. “Një tjetër aerodrom klandestin në Nivicë, Tepelenë. I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë këtë ndërtim!”, shkruante Berisha.
Një pistë e improvizuar rreth 1500 metra e gjatë, për uljen e avionëve sportiv, u zbulua pak javë më parë në Ishëm, pasi ngeci avioni tip “Pipper” që drejtohej nga piloti italian Guido Guidi. Ngarkesa që mbante në bord avioni i italianit Guidi kishte 2 ton drogë ndaj dhe nuk ka mundur të ngjitej në fluturim. Ky ka qenë dhe gabimi i trafikantëve. Ata e kanë ngarkuar avionin më shumë se pesha që ai duhet të mbante. Avionë të tillë mbajnë deri në 1.5 tonë ngarkesë, ndërsa trafikantët e kanë ngarkuar atë me 2 tonë, duke mos arritur që avioni të ngrihej.
Avioni i pilotit italian, Guidi, nuk ka qenë i pari që ka bërë transportin e drogës drejt Italisë. Ai ka qenë avioni i tretë i ngarkuar me kanabis. Dy avionët e tjerë kanë fluturuar para tij dhe nuk janë rrëzuar.
Italiani Guido Guidi ka ulur avionin e tij në Ishëm vetëm për të marrë drogën dhe mjeti i tij fluturues, nuk ka pasur asnjë defekt dhe në zonën e Ishmit në Durrës, nuk ka pasur asnjë turbulencë ajrore që mund të sillte rrëzimin e tij. Burimet nga organi i akuzës bëjnë të ditur se, pas kryerjes së hetimeve ka rezultuar se avioni është ulur qëllimisht në Ishëm në pistën e përgatitur posaçërisht. Pas hetimeve që ka bërë grupi hetimor në lidhje me gjendjen teknike të mjetit fluturues që u ul në Ishëm, janë pyetur edhe drejtuesit e Aviacionit Civil Shqiptar, të cilët kanë deklaruar se avioni nuk ka pasur asnjë defekt. Fillimisht Guido Guidi tha se, kishte pasur defekt dhe prandaj ishte ulur aty, por më pas pranoi se kishte ardhur për të provuar pistën nga ku do të ngarkohej me drogë.
Transporti i drogës me avionë drejt Italisë kryhet sistematikisht dhe nga të gjitha drejtimet. Para pak ditësh një avion droge është parë nga banorët e zonës mbi Gjirin e Lalzit. Një prej banorëve ka dërguar fotot e avionit në mediat elektronike, duke fluturuar mbi Gjirin e Lalzit. Sipas banorëve, avioni sportiv ka bërë dy fluturime mbi bregdet është larguar. Banorët e kanë fotografuar nga një lokal në breg të detit dhe avioni duket shumë qartë dhe afër tokës.
Avioni ka tentuar të ulet dhe është afruar shumë pranë tokës, por pasi është pikasur nga banorët është larguar. Dyshohet se avioni ka tentuar të ulet për t’u ngarkuar me drogë. Ditët e fundit ka pasur shumë raportime për lëvizje avionësh, duke nisur që nga Kavaja e deri në Gjirin e Lalzit.
Dy javë më parë, një avion është ulur në Gjirin e Lalzit për t’u ngarkuar me kanabis sativa. Ishte deputeti i PD, Asllan Dogjani që deklaroi në sallën e Kuvendit se, mbrëmjen e së enjtes së 13 tetorit ishte ulur një avion në Gjirin e Lalzit për t’u ngarkuar me drogë.

unëtori i kanabisit: “Nuk mendova ligjin, por bukën e gojës”

Miklovan Kuka, njëri ndër tetë të ndaluarit në Fier gjatë aksionit antidrogë në fshatin Ninesh të Njësisë Administrative Fratar ka rrëfyer në gjyq arsyen që e kanë detyruar të punonte me kanabis. “Kam kohë që kërkoj punë, por askush nuk më ndihmoi. Kam një fëmijë për të rritur dhe nuk kisha me çfarë ta ushqeja. Një ditë dikush me pyeti në fshat a do punë apo jo? Nuk mendova për ligjet, mendova për bukën që duhet të çoj në shtëpi si kryefamiljar”, ka deklaruar Kuka.
Për 31-vjeçarin së bashku me katër të tjerë të dyshuar se ishin punëtorë në vendin ku u sekuestruan 145 kilogramë kanabis Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi arrest me burg me afat 30 ditor. Në fakt masën lehtësuese e kërkuan prokurorët e çështjes, të cilët më herët vendosën të procedojnë në gjendje të lirë edhe dy gra që u kapën në kushtet e flagrancës në banesën ku pastrohej kanabisi. Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaron se, hetimet për këtë dosje kanë nisur që në qershor 2016, ndaj tetë personave të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

R.POLISI

Artikulli paraprakKLSH: 314 milionë euro vjedhje në dy vite
Artikulli tjetërI sëmuri mendor vrau gruan pasi iu hoq Kempi nga qeveria