Tek Barcelona, tashmë janë në kërkim të përforcimeve të reja. Janë të shumtë emrat që ndodhen në listë, por Messi e di se plani A fokusohet te tre lojtarë që kapin shifrën e 200 milionë euro.
Dy emrat e parë janë prej kohësh nën vëzhgimin e katalanasve dhe mund të thuhet se janë kthyer në një fiksim. Bëhet fjalë për Frenkie De Jong dhe Matthijs De Light. Dy lojtarët e Ajax janë dëshira e madhe e klubit katalan. Nga “Camp Nou” thuhet se nënshkrimi i të dyve do të kushtojë rreth 130 milionë euro.
Nga ana tjetër, një afrim i detyruar është ai i sulmuesit, mbi të gjitha duke parë formën e Luis Suarez dhe moshën e tij.
Emri që pëlqehet për të marrë rolin e nr.‘9’ është ai i Roberto Firmino dhe afrimi i tij do kushtonte rreth 80 milionë euro. Një total prej më shumë se 200 milionë eurosh për Barcelonën e sezonit 2019/20.
Vlaverde lë yllin në tribunë, zgjedh të panjohurin e La Masia-s
Marrëdhënia mes Malcom dhe Barcelona-s duket se po bëhet gjithnjë dhe më e komplikuar. Talenti brazilian, i blerë në mënyrë të befasishme këtë verë nga katalanasit, vazhdon të mbetet një objekt misteriuz.
Një situatë e vështirë, që duket se nuk do t ë zgjidhet në të ardhmen e afërt. Përkundrazi, duket se po përkeqësohet, sepse ndeshjen që Barça do të luajë mbrëmjen e sotme kundër Sevilla-s, ish-lojtari i Bordeaux do ta ndjekë nga tribuna. Në vend të tij është zgjedhur një futbollisti i ri i La Masia-s.
Kjo është hera e katërt radhazi që Malcom nuk është grumbulluar me skuadrën. Siç ka bërë të ditur “Mundo Deportivo”, në vendin e tij do të jetë Juan Brandariz Chumi, i përzgjedhur nga Valverde për shkak të mungesave të Umtiti dhe Vermaelen.
Gjithsesi, Malcom-it mund t’i shkojë në ndihmë kalendari dhe vështirësitë që ka hasur skuadra në këtë fillim të sezonit. Sevilla (vendi i dytë në renditje, por me një ndeshje më pak), Inter dhe Real Madrid janë kundërshtarët e ardhshëm të katalanasve. Një seri ndeshjesh delikate, ku një episod mund përmbysë aventurën spanjolle të Malcom.