Zbulohet polici civil që dhunoi djalin e ish-deputetit të PD, foto

Bruno Baçi, djali i ish-deputetit Luan Baçi, ishte një prej pjesëmarrësve në protestën e organizuar nga opozita, që u dhunua nga një officer policie, që ishte i veshur civil.
Incidenti ndodhi pas protestës, ndërsa policia shoqëroi qoftë ish-deputetin ashtu edhe djalin e tij.
Sipas raportimeve, Bruno Baçi po xhironte me cellular një moment kur policia po ndalonte disa protestues, në përfundim të protestës.
Në momentin që ai po xhironte, një punonjës policie i veshur civil e sulmoi.
Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, përmes një postimi në rrjet ka zbuluar identitetin e policit, që është operacional i Policisë së Tiranës. polici 3
“Kreshnik Aliaj që shikoni në foto, është operacionali i policisë që sulmoi i veshur civil dhe dhunoi Bruno Baçin, djalin e kryetarit të PD Fier dhe ish deputetit Luan Baci.
Këta nuk janë polic që përfaqësojnë shtetin, këta janë polic që përfaqësojnë bandën në pushtet”, shkruan Zhupa.

Exit mobile version