Zbulohet shkaku pse deputeti gjerman anuloi vizitën në Tiranë, paralajmërimi për Ramën!

Deputeti i Bundestagut gjerman, Florian Hahn ka anulluar vizitën në Tiranë, ndërsa ishte paralajmëruar se ai do të vinte sot në kryeqytetin shqiptar. Hahn kishte planifikuar një seri takimesh, ku përfshiheshin ato me Presidentin e Republikës, Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit dhe kryetarin e opozitës, por vizita e Hahn u njoftua si e anulluar me disa versione.
Në një kohë kur Sajmir Tahiri lexonte një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit se do të hiqte dorë nga mandati i deputetit, nga ambasada shqiptare në Berlin doli lajmi se, deputeti gjerman ka anulluar vizitën.
Për anullimin e vizitës u dhanë disa arsye nga problemet me linjat e fluturimit, te humbja e avionit etj.
Por duket se mos zhvillimi i vizitës në Tiranë ka qenë një paralajmërim që i është bërë Edi Ramës kur ai ishte në Berlin, në ditët e fundit të muajit prill.
Ramës në Berlin është ballafaquar me një kërkesë të prerë, për të lejuar hetimet ndaj Tahirit, ndërkohë që me një vendim politik, prej disa muajsh mazhoranca bllokoi kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, të hetuar për lidhjet me trafikun e drogës.
Dhe më pas Ramës i është bërë e qartë se pa arrestuar Tahirin nuk do të kishte një vizitë në Tiranë.
Pas kthimit nga Berlini, në më pak se një javë, Tahiri deklaroi dorëzimin e mandatit të deputetit. Por duket se as kjo zgjidhje shqiptare, nën presion të vazhdueshëm ndërkombëtar, nuk ka gënjyer gjermanët.
Ndërkohë mësohet, gjithashtu nga burime jozyrtare se grupimi më i madh i parlamentit gjerman, CDU-CSU ka marrë vendim që të ndërpresë lobingjet politike dhe vizitat në Tiranë deri në fund të Majit, kur Kancelarja Merkel të shprehet nëse do të votojë pro apo kundeër hapjes sëe negociatave me Shqipërinë.
Hahn është njëkohësisht edhe zëdhënës për BE dhe zgjerimin.

Artikulli paraprakQytetarët, ultimatum Ramës pas largimit të Tahirit: “Dorëzohu edhe ti”!
Artikulli tjetërSkandali/ Puthja në buzë e pedofilit të Bashkisë me fëmijën në emision