Zbulohet skema si u lirua “Niçja” nga burgu

Nga Elton QYNO

Nëse një prokuror, do të djallosë me duart e veta një dosje që ka mbi tavolinë, është të luajë lehtësisht me afatet.

  1. Me afatet e paraburgimit, duke i tejkaluar ato dhe dhënë mundësi të burgosurit të lirohet nga burgu.
  2. Me afatet e hetimit të dosjes penale dhe komunikimit të akuzës zyrtare brenda afatit hetimor.
  3. Shmangia e provave dhe papërdorshmëria e tyre procedurialisht.
  4. Shkelje të rënda proceduriale të kryera qëllimisht, të cilat sjellin efektin “Nul”.(Pavlefshmërinë Absolute)

Një gjë e tillë ndodhi këtë javë në SPAK. Pikërisht në atë SPAK, që sot ju lëshua me tërbim hipotekës së Tiranës, për të kapur disa cironka dhe nga ana tjetër prokurorët e SPAK, hapën derën e burgut nr.313, duke liruar “Niçen” e famshëm apo Astrit Avdylaj, për shkak se këtij të fundit i kanë mbaruar afatet e paraburgimit prej gati 2 muajsh.

Dhe bashkë me “Niçen” e përgjimeve të votimeve në zgjedhjet parlamentare 2017 në qarkun e Durrësit dhe “Niçen” e Heroinës së Hasit, sot lanë qelinë dhe Jasin Kala dhe Fatos Llavdiu.

E kam thënë dhe më parë që mos prisni më peshq të mëdhënj. Peshku i madh, sot është rritur dhe është bërë peshkaqen. I është bërë dhëmbi si i elefantit dhe nuk pyet për rrjetën e SPAK-ut.

Sot SPAK-u i Partisë ja ktheu qokën “Titit” të Partisë.

Tashmë të “çmendurit” Astrit Avdyli, njeriut që vinte në rresht të gjithë policinë dhe administratën shtetërore të Durrësit, do ti duhet të rruhet çdo ditë në ambjentet e shtëpisë së tij në Shijak, pikërisht nga punonjësit e policisë së Durrësit.

Kur do flasim…?

Artikulli paraprakNjë raport transparent për grabitjen e zgjedhjeve të 25 prillit
Artikulli tjetërRaporti i DASH për klimën e biznesit: PPP dhe korrupsioni po pengojnë investimet amerikane në Shqipëri