Zbardhet skenari i ekzekutimit të mikut të Shullazit

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin mafioz të ndodhur në Durrës, ku u vranë Edison Harizaj, miku i Emiljano Shullazit dhe Genci Caci.
Burim policore thonë se, atentati ndaj Harizaj është kryer në mënyrë mjaft të organizuar, ku ekzekutorët që mendohet se janë më shumë 5 persona.
Skenari i ekzekutimit ka qenë I mirëorganizuar.
Kjo jo vetëm se kush ishte personi që ata kishin vënë në shënjestër për ta asgjësuar, çfarë përfaqësonte ai, dhe çfarë rreziku potencial i priste nëse nuk do arrinin ta vrisnin Harizaj, por edhe për vetë planin që atentatorët kishin zgjedhur të vinin në zbatim.
Kundërshtarët e Harizaj, kanë marrë informacion të hollësishëm se ku ndodhej në Tiranë dhe ka gjasa se kanë mbajtur në survejim lëvizjet e tij.
Mbrëmjen e të martës, pikërisht kur të gjithë ishin fokusuar në emocionet e ndeshjes sportive Inter-Barcelona, kundërshtarët e Harizaj kishin vendosur të kryenin asgjësimin fizik të tij.
Mësohet se Harizaj, pikërisht gjatë kohës kur luhej Inter-Barcelona, ka vendosur të udhëtojë me një automjet tip ‘Audi’ në drejtim të Vlorës, ku personi që e shoqëronte ishte shoku i tij Genci Caci 33 vjeç, person jo me probleme me drejtësinë.

Kundërshtarët i janë vënë në nga pas makinës së Harizaj i cili ishte pasagjer, ndërkohë që bashkëpunëtorët e tyre kanë zënë pritën në zonën e unazës së Durrësit, pak para se të mbërrijnë në zonën e plepave. Plani ka qenë shumë i qartë dhe shumë i organizuar, me përpikmëri.
Sapo është afruar në zonën e plepave, një automjet ku ndodhej pjesa tjetër e grupit ka hyrë kundërvajtje pikërisht në korsinë ku Harizaj, po udhëtonte nga Tirana në Vlorë. Genci Caci që ndodhej në timon, ka ulur shpejtësinë e makinës me shpresën për të shmangur automjetin që po vinte drejt tyre kundërvajtje dhe me drita të gjata.
Por Caci siç duket se ka kuptuar se e gjitha ishte një pritë, në të cilën ai së bashku me të paprekshmin e Vlorës, kishte rënë brenda.
Edison Harizaj dhe shoku i tij Genci Caci e ka parë veten mes dy makinave që e kishin bllokuar në autostradë dhe prej andej janë lëshuar rreth 50 plumba kallashnikovi duke lënë të vdekur në vend Edison Harizaj dhe plagosur rëndë Genci Cacin, duke humbur jetën në spital pak orë më vonë.
Harizaj është qëlluar disa herë nga afër me plumba kallashnikovi, duke mos i dhënë asnjë mundësi që të reagonte.

Vrasja u porosit nga Belgjika?
Atentat i Durrësit i tipit mafioz la dy të vdekur.
Në afërsi të Shkozetit në Durrës u ekzekutua me armë 39-vjeçari Edison Harizaj, ndërsa mbeti i plagosur rëndë shoku i tij Genci Coca, i cili më pas vdiq në spital.
Autorët e krimit dyshohet të kenë qenë një grup personash që udhëtonin në dy automjete.
Ata i kanë prerë rrugën makinës ku udhëtonin Harizaj dhe Coca është qëlluar në dy armë automatike me një numër të madh plumbash.
Një nga mjetet që u krye atentati është gjetur i djegur pak kilometra larg vendit të ngjarjes.
Policia beson se motivi i krimit lidhet me të kaluarën e viktimave, veçanërisht të 39-vjeçarit Harizaj.
Ai njihej me disa pseudonime të ndryshme si ‘Edison Faqedjeguri’, ‘Edisoni i 7 pallateve’, por edhe si ‘El padrino’ në qytetin bregdetar të Vlorës.
Sipas News24, vrasja e Edison Harizajt ka ndodhur për hakmarrje.
Kjo është pista kryesore mbi të cilën po heton policia. Hakmarrja ka ndodhur për një seri ngjarjesh kriminale që fillesën e tyre e kanë para viteve 2000 në Vlorë.
Për shkak të tyre, Harizaj dhe një miku i tij, po ashtu i përfshirë në këto ngjarje kriminale, kanë qenë në shënjestër të vrasësve gjatë këtij viti.
Sipas hetimeve të deritanishme, i zhdukuri në Vlorë, Albano Xhaferri ishte caktuar që të mbante nën vëzhgim Harizajn dhe mikun e tij, i cili më herët i kishte shpëtuar një atentati, për të kuptuar rutinën e tyre.

Xhaferri ishte porositur t’i gjente banesat, makinat, vendet që frekuentonin më tepër në mënyrë që të ndërtohej një pritë për t’iu bërë atentat.
Për këtë detyrë, që ai e kishte marrë nga Belgjika, Xhaferri kishte vënë në dijeni edhe shokun e tij Elton Troqe.
Por vetëm pak ditë pasi Xhaferri erdhi në Vlorë, për të kryer porosinë e marrë dhe nisi të gjurmojë personat së bashku me mikun e tij, u zbulua prej Harizajt dhe mikut të tij. Dy të rinjtë humbën kontaktet me familjarët dhe dyshohet të jenë vrarë.
Fill pas kësaj ngjarje Harizaj u zhvendos nga Vlora në Durrës ku jetonte në një banesë me qira pranë zonës së Plazhit në Durrës jo shumë larg vendit ku u vra.
Nisur nga ky episod, policia dyshon se vrasja e Harizajt, i cili ishte shënjestër i atentatit, është porositur nga Belgjika.
Është ende e paqartë nëse ekzekutimi është porositur me pagesë apo autori ka hyrë ilegalisht në Shqipëri dhe ka kryer vetë ekzekutimin.
Autori i dyshuar është një person me precedentë penalë, i dënuar për vrasje, që ka mundur të arratiset nga burgu dhe prej kohësh strehohet në Belgjikë.
Ai cilësohet si njeri i rrezikshëm dhe pjesë e një bande kriminale në Vlorë.

GENCI CACI 1

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërIronia e deputetit: Arta erdhi si 2 mujorshe, por…