Zbulohet udhëzimi i Bashës për kandidatët e Koalicionit Euroatlantik për fazën finale të regjistrimit të diasporës

Kandidatët e Koalicionit Euroatlantik kanë nisur punën për identifikimin dhe regjistrimin e votuesve jashtë vendit, e teksa afati fundor për regjistrimin në platformën PER po afron, Basha kërkon vëmendje të shtuar për të maksimalizuar çdo votë.

Në mesazhin e shpërndarë, Basha shpreh mirënjohje për punën e bërë deri në këtë moment dhe u kërkon kandidatëve të angazhohen së bashku, me strukturat e Demokratëve Euroatlantik në identifikimin dhe regjistrimin e votuesve jashtë vendit sipas zonave të tyre zgjedhore. Gjithashtu kandidatëve të Koalicionit Euroatlantik, u kërkohet të caktojnë koordinatorët e tyre edhe për në shtetet dhe qytetet ku ndodhen votuesit e tyre.

Ata duhet t’i asistojnë në procesin e identifikimit, si votues me postë apo pa postë, si dhe në procesin e votimit.

Zbulohet udhëzimi i Bashës për kandidatët e Koalicionit

Duke marrë parasysh rastin e Kosovës, ku një numër i madh i votave janë deklaruar të pavlefshme, për shkak të mosrespektimit të rregullave të vendosura, koordinatorët tuaj, së bashku me strukturat e Demokratëve Euroatlantikë, duhet të asistojnë dhe të ndihmojnë që të gjithë të regjistruarit të votojnë dhe që votat të jenë të vlefshme.

Artikulli paraprak‘Konsulencë për propozim ligjesh’, Subashi i Fierit sajoi tender 24 mijë euro për ‘grupin e Ajolës’
Artikulli tjetërDramaturgu Armand Bora shpallet fitues i Çmimit Letrar Kadare 2025 me triptikun me drama “Ata që mbijetuan”