Zbuluan mikroARN-në, dy biologë amerikanë fitojnë çmimin “Nobel” për mjekësi

Çmimi “Nobel” i këtij viti në fiziologji ose mjekësi i është dhënë Victor Ambros dhe Gary Ruvkun për punën e tyre në zbulimin e mikroARN-së, një parim themelor që përcakton se si rregullohet aktiviteti i gjeneve.

 

Komiteti i Çmimit Nobel njoftoi të hënën në Suedi nderimin prestigjioz, që shihet si kulmi i arritjeve shkencore, raporton CNN.

Ai vlerësoi “zbulimin novator” të biologëve amerikanë, për të cilin komiteti tha se “zbuloi një dimension krejtësisht të ri të rregullimit të gjeneve”.

Artikulli paraprakPërfshihet nga flakët kamioni në Bypass-in e Fierit, detajet e para
Artikulli tjetërKush janë dy shkenctarët që fituan Çmimin Nobel në Mjekësi