“ZDF” jehonë protestës së studentëve: “Protestuesit kanë popullin me vete”

Televizioni gjerman ‘ZDF’, ka pasqyruar në edicionin e lajmeve të orës 19:00 mbrëmjen e sotme protestën studentore në Shqipëri.
Në raportimin e bërë nga ‘ZDF’, thuhet se studentët kërkojnë kushte më të mira, dhe në mbështetje të tyre është i gjithë populli shqiptar.
“Protestuesit kërkojnë kushte më të mira dhe kanë popullin me vete”, ky ishte titulli i lajmit në ‘ZDF’ sa i përket protestës studentore.
Kujtojmë që protesta studentore bëri bujë në të gjitha mediat ndërkombëtare edhe gjatë vitit që sapo lamë pas.

protest

Artikulli paraprakDy studentë arrestohen nga policia për protestën para Kryeministrisë
Artikulli tjetërBerisha-gazetarëve: Ndiqni shembullin e studentëve, Rama do të godasë fjalën e lirë