“ZDF” jehonë protestës së studentëve: “Protestuesit kanë popullin me vete”

Televizioni gjerman ‘ZDF’, ka pasqyruar në edicionin e lajmeve të orës 19:00 mbrëmjen e sotme protestën studentore në Shqipëri.
Në raportimin e bërë nga ‘ZDF’, thuhet se studentët kërkojnë kushte më të mira, dhe në mbështetje të tyre është i gjithë populli shqiptar.
“Protestuesit kërkojnë kushte më të mira dhe kanë popullin me vete”, ky ishte titulli i lajmit në ‘ZDF’ sa i përket protestës studentore.
Kujtojmë që protesta studentore bëri bujë në të gjitha mediat ndërkombëtare edhe gjatë vitit që sapo lamë pas.

protest

Exit mobile version