Televizioni gjerman ZDF ka publikuar së fundi një reportazh kritik për Shqipërinë. Në reportazhin e medias gjermane thuhet se mafia shqiptare është tepër aktive, dhe aktiviteti i saj shtrihet në të gjithë Europën.
Më tej gjatë reportazhit thuhet se Shqipëria në shumë raste ndihmohet dhe nga policia italiane kundër trafikut të drogës, e megjithatë kontrollet e skafeve janë të pasuksesshme.
‘Mafia shqiptare, tepër aktive në të gjithë Evropën. Korrupsioni ende shumë i përhapur në Shqipëri.
Shqipëria ndihmohet nga policia italiane kundër trafikut të drogës, mirëpo kontrollet e skafeve për drogë, shpesh kanë rezultuar të pasuksesshme.
Droga dhe kanabisi vijnë nga Shqipëria drejt Europës. Shqipëria, vendi më i varfër në Evropë, gjithsesi në Tiranë gjen makinat më të shtrenjta.
Shqipëria, Kolumbia e Europës, bandat e krimit dhe drogës të lidhur me politikën’, thuhet mes të tjerave në reportazh.
Po ashtu një vend të rëndësishëm në reportazh i është kushtuar dhe akuzave ndaj Saimir Tahirit për trafik ndërkombëtar droge.
Media ka sjellë rastin e oficerit të antidrogës Dritan Zagani, që i duhet të jetojë jashtë vendit, ku ka kërkuar azil, për shkak se denoncoi lidhjet e shtetit me trafikun. ‘Më kërcënoi jetën mafia e vendit tim’, shprehet Zagani gjatë reportazhit.
Ndërkohë gazetarët gjermanë shkojnë në një vend ku ende ka parcela me kanabis.