Zëdhënësi i Metës flet pas marrjes në pyetje në Prokurori

Zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi ka dhënë një deklaratë për gazetarët, pasi u thërrit në prokurori, pas shantazheve që i janë bërë për një status në Facebook, që lidhej me qendrimet e ambasadave të vendeve partnere në Shqipëri.

Blushi dha pak detaje në lidhje me përmbajtjen e dy telefonatave që i janë bërë, ku personat në anën tjetër të telefonit i kanë komunikuar në shqip dhe në gjuhë të huaj.

“Kam pasur një telefonatë për të cilën nuk dua të flas tani, shpresoj që të ma thotë prokuroria se kush fshihet pas kësaj.

Kam komunikuar me dy shtetas një shqiptar, dhe një në gjuhë të huaj, kërkonin që të fshjija një postim timin në Facebook, për të gjitha këto sqarime kam vënë në dijeni organin e akuzës, janë detaje që nuk do të doja t’i bëja publike”, u shpreh Blushi.

“Po, zëdhënësi im, z.Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj në Tiranë, që të tërheqë një postim të bërë sot paradite për shkak të detyrës brenda 30 minutash. Kam kërkuar hetim të menjëhershëm. Shpresoj të jetë lojë e Rilindjes por mjerë ata diplomatë që mund të kenë kërcënuar Zëdhënësin e Presidentit të Republikës”, shkruante presidenti Meta pak ditë më parë.

 

Exit mobile version