Një zëdhënës i UNICEF-it, James Elder, deklaroi se situata humanitare në Gaza po përkeqësohet nga dita në ditë.
Në një intervistë të dhënë për Sky News ai u shpreh se bombardimet izraelite kanë qenë “të pamëshirshme”.
Ndër të tjera shtoi se aktualisht ekziston një kërcënim i rëndë sëmundjesh në Rripin e Gazës pas një periudhe shiu.
Sistemi i ujërave të zeza është prishur, ndërkohë sasia e ujit të pastër është shumë e pakët.
Zëdhënësi njoftoi nuk ka ndihma të mjaftueshme për të arritur në Gaza, duke treguar edhe shkallën e vështirësisë.
“Të shkosh në veri është shumë e vështirë dhe tani ke një milion fëmijë të zhvendosur. Vetëm një armëpushim na mundëson ta marrim atë ndihmë në shkallën që na nevojitet”, deklaro Elder.