Zëdhënësja e PD, Karabina: Vendimi “emocional” i Komisionerit Celibashi kundër Partisë Demokratike

Partia Demokratike Dega Kukës është në procesin e përzgjedhjes së një kandidati dinjitoz gjithëpërfshirës për t’i kthyer dinjitetin Bashkisë së Kukësit të mbërthyer nga antivlerat dhe imoraliteti, siç dhe ka deklaruar publikisht këto ditë.

Pikërisht nê këto momente Komisioneri Shtetëror Celibashi bën shërbimin e radhës ndaj oligarkisē politike kundër Partisë Demokratike, emëron Partinë e Lirisë të Ilir Metës si partinë më të madhe opozitare në shkelje të Kodit Zgjedhor, duke e interpretuar ligjin dhe jo duke e zbatuar atë.

Kështu, Partia e Lirisë (ish LSI) do të ketë dy komisionerë në KZAZ ndërsa
Partia Demokratike vetëm një për zgjedhjet e 24 shtatorit për kryetar bashkie, sipas tij.

As më shumë e as më pak, i njëjti veprim konfuzues i qëllimshëm për demokratët dhe elektoratin opozitar si në zgjedhjet e 14 majit kur Komisioneri Celibashi, rast i paprecedentë, përcaktoi “emocionalisht” dhe jo institucionalisht se kush është shumicë në PD dhe pengoi regjistrimin në kohë të saj për zgjedhjet vendore.

Pavarësisht se e drejta fitoi, PD u regjistrua siç ligji e përcakton me logo e vulë, por dēmi u bë: çorientimi i demokratëve dhe mosqartēsia se çfarë po ndodhte me PD-në duke refuzuar votën, 250 mijë vota demokratësh më pak apo dhe të elektoratit opozitar munguan, edhe për këtë arsye.

Por demokratët e Kukësit, dhe jo vetëm,
duhet të jenë të qetë se, që PD është partia më e madhe opozitare nuk e vendos as KQZ, dhe as pasunarët politiko-oligarkikë të Tiranës por vota e tyre dhe ligji.
Partia Demokratike do të mbrojë çdo votë të tyre nē zgjedhjet e 24 Shtatorit, si nē rrafshin politik ashtu dhe në atë ligjor.
Çdo përpjekje e maxhorancës për të krijuar një opozitë farsë, pra jo reale, janë të dështuara pasi demokratët nuk mund të përdoren mē si mish për top.

Aq më tepër në këtë gusht e shtator përvëlues politik, ku më në fund, funksionimi i drejtësisë përmes SPAK po vë para pergjegjēsisë politikanë e zyrtarë të korruptuar, të paprekshëm deri më sot, të majtë e të djathtë.

Ndërkohë që qytetarët e Kukësit vuajnē pasojat e keqmenaxhimit të qytetit nga keqqeverisja lokale e korruptuar por dhe kthimin e zyrave shtetërore në “bordello të licensuara” nga kryetari, pēr fatin e tyre u dashka të vendosin
interesat e sëmura të Tiranës.

Po pse? Për interesa të kujt?

Të demokratëve as që bëhet fjalë!

Kështu që, demokratët e Kukēsit janë në njē moment të rëndësishëm dhe duhet të dalin mbi këtë zallamahi interesash personalë, të kujdo qofshin ato.

Ky model i deformuar i qeverisjes
së qytetit nga maxhoranca e korruptuar e incerenatorëve dhe e kullave duhet të ndalet.
Dhe më mire se demokratët e Kukësit në keto momente, nuk mund ta bëj kush.

Qytetarët kuksianë meritojnë të qeverisen ndershëm me përkushtim dhe pa hije korrupsioni nga pas.

Dhe kjo mund të arrihet vetëm me kundër modelin, të cilin PD e Kukësit do të duhet të ofrojë.

Përpëlitjet e establishmetit të vjetër politik janë djallëzore dhe në kurriz të interesave të qytetarëve por kuksianët
nuk do të mund t‘i manipulojnë kollaj.

Ndaj, zgjedhja e një kandidati të gjithëpranuar që vendos Kukësin para partisë dhe detyrën e konsideron si përgjegjësi dhe në shërbim të qytetarëve, është domosdoshmëri.

Komisioneri Celibashi dhe shpura pasi tij përkohësisht mund ta keqpërdorin ligjin në kurriz të Partisë Demokratike, por kurrësesi nuk mund ta zhbëjnë dot atë.

Partia Demokratike është partia më e madhe opozitare, pasi këtë e ka vendosur vota e qytetarëve dhe ligji!

Artikulli paraprakIsh-kryebashkiaku Elvis Roshi ka marrë 250 mijë euro nga fondet e IPARD| BASHA kërkon hetim parlamentar
Artikulli tjetërCelibashi i KQZ, nuk zbaton Ligjin? – nga Indrit Vokshi