Zekthi: Berisha e ka humbur mbështetjen, ka njerëz që presin vdekjen politike të tij dhe të marrin partinë

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Fitim Zekthi ka deklaruar se Sali Berisha e ka humbur mbështetje e deputetëve. Gjatë intervistës në “Tirana Live”, ai ka thënë se ka njerëz që presin vdekjen politike të Berishës dhe të marrin partinë.

“Ata ishin luftëtarët më të egër në krahë të PD-së të zotit Basha, atë zyrtaren, kundër Zotit Berisha.

Në një moment të caktuar menduan që të bëjnë një lojë, të lëvizin nga aty, të shkonin te Zoti Berisha, t’i jepnin atë oksigjen që mund të jepnin. Tani që Zoti Berisha që është në presion të tmerrshëm për shkak të akuzave të ngritura dhe shumë gjëra të tjera, nuk dinë çfarë të bëjnë dhe po rrinë menjëanë.

Edhe në Foltoren e Zotit Berisha dhe në grupin e Zotit Bardhi, ka njerëz të cilët e dinë dhe presin vdekjen politike të Zotit Berisha, kalbëzimin politik të Zotit Berisha dhe thonë që mbi këtë kalbëzim të përfitojmë ne, të marrim ne partinë.

Edhe nga pikëpamja njerëzore, kjo është e shëmtuar. Këta nuk do të kenë fat të mirë politikë. Kur t’i nisesh nga këto premisa të këqija politike, kjo nuk të jep sukses”, u shpreh ndër të tjera ai.

Exit mobile version