Analisti politik, Fitim Zekthi deklaroi në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, se pavarësisht deklaratave e toneve kërcënuese, Trump s’mund të bëjë ndryshime Kushtetuese, të cilat janë shumë të komplikuara deri të pamundura, dhe në këtë kuptim, fjalimet e tij janë për propagandë.
“Ka një krizë të madhe sociale dhe politike në të gjithë Perëndimin dhe në SHBA. Po i bëhet thirrje populizmit. Shteti ka borxhe të mëdha publike. Është prodhuar një klasë politike, e cila po përballet me rezistencë tani. Republikanët janë bërë tani parti e Tramp. Ato deklarata që bën Trampi dhe kërcënimet, janë fjalë propogandistike. Ndryshimet në Kushtetutën amerikane janë të pamundura, s’ka asnjë shans. Janë vetëm propogandë asgjë tjetër.”, tha Zekthi.