Zekthi: Ka një marrëveshje Rama-Berisha që të rrijë në këmbë sistemi 33-vjeçar

Politologu Fitim Zekthi tha në emisionin “Bilardo” se Rama dhe Berisha duan që të ruajnë habitatin 33-vjeçar, pasi përndryshe rrezikojnë të zhduken të dy nga politika.

Zekthi flet për një sistem neo-patrimonialist të ngritur në Shqipëri, që ka marrë nën kontroll çdo qelizë të vendit, dhe pjesë e tij është krimi i organizuar, biznesi klientelist dhe politika 33-vjeçare.

“Politika shqiptare është totalisht e depolizituar. Shumica e kryeministrit Rama s’mund t’i humbë zgjedhjet dhe për këtë arsye nuk mban përgjegjësi para votuesve shqiptarë, për sa kohë ka një opozitë të tillë përballë. Kjo opozitë nuk i fiton kurrë zgjedhjet dhe s’mban përgjegjësi përballë votuesit të vet. Në momentin që në një vend të caktuar pozita e ka të pamundur të humbë, dhe opozita të fitojë, atëherë këto janë të depolitizuara. Kryeministri Rama s’është më në politikë sepse s’mund t’i humbë zgjedhjet. Ish-kryeministri Berisha s’është më në politikë sepse s’mund t’i fitojë zgjedhjet.

Sistemi jonë politik shqiptar është neo-patrimonializëm, kur krimi i organizuar, biznesi klientelist, dhe politika 33-vjeçare ka akaparuar, ka marrë nën kontroll çdo qelizë të vendit. Pozita dhe opozita janë pjesë e të njëjtit sistem. S’kanë pakt, por pakti është i nënkuptuar. Janë armiq me njëri-tjetrin, por duan të rrijë në këmbë habitati, sepse po të zhduket habitati zhduken të dyja. Dhelpra e ha ketrin, por të dyja duan të ekzistojë pylli. Rama dhe Berisha mund të jenë kundërshtarë, por janë edhe aleatë për jetë a vdekje me njëri-tjetrin. Do bëjnë gjithçka që të mbajnë gjallë këtë habitat, këtë status quo, këtë sistem neo-patrimonalist.

Nëse do të kishim një opozitë alternative të vërtetë, që s’është e izoluar ndërkombtarisht, që s’është pjesë e trashëgimisë 33-vjeçare, dhe që ofron luajalitet në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, atëherë Rama do binte që nesër. Opozita një armë s’ka, asnjë tjetër, besimin, dhe besimi bazohet te morali”.

Zekthi u shpreh se ka një përpjekje që tranzicioni të kthehet në pikën fillestare.

“Marrëveshja Rama-Berisha, që duket hashiqare që ka një marrëveshje, është e tillë që të rrijë në këmbë sistemi 33-vjeçar”

Artikulli paraprakGjithmonë pranë”, rrëfimi i gazetarit Rigels Seliman për nënën e sëmurë dhe diagnostikuar me sëmundjen tinëzare të Sklerozës Bulbare, përlotet i madh i vogël
Artikulli tjetërGreqia ka probleme nga mungesa e fuqisë punëtore, si zgjidhje shihet zgjatja e orarit të punës! Çfarë pritet të ndodhë nga 1 korriku