Nga Ermal Peçi
Graviteti mediatik botëror u fokusua i gjithi në Tiranë gjatë këtyre dy ditëve. Samiti për Ukrainën, ku bëri bashkë gjithë liderët e Evropës Juglindore kishte jo vetëm simbolikë për Ballkanin, por jepte edhe mesazhe të ndarjes midis përplasjes së dy superfuqive. Ky samit vjen pas vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Përtej mungesës së Mitsotaqis, e cila duket se vjen më shumë prej çështjes Beleri dhe përplasjen me Ramën, mbarëvajtja e këtij samiti vazhdoi shumë mirë. Ajo që mori vëmëndjen më të madhe ishte deklarata e Volodymir Zelensky, simbolit të rezistencës ukrainese, i cili nga Tirana bëri thirrjen që Ballkani duhet të ketë kujdes nga Putini sepse ai po përpiqet ta destabilizojë Ballkanin. Prej kohës si pasojë e komunizmit në Ballkan po veprojnë agjentura të shërbimeve, të cilat janë aktive dhe sot.
Ambienti politik i Ballkanit është kontaminuar nga qeliza kancerogjene ruse, të cilat shërbejnë vetëm për të destabilizuar Ballkanin. Serbia edhe Aleksandër Vuçiç, të cilët luajnë me dy porta, por dhe investimet më të mëdha i kanë nga Kina, e cila është një partnere e Rusisë. Presidentin e Lëvizjes SPRSKA dhe politikanit boshnjak i shpallur non grata Milorad Dodik. Në Malin e Zi kryeparlamentari nuk e fsheh, madje e shpreh hapur filacionin pro ruse ku edhe gjatë ditës së sotme ka pasur një protestë në Podgoriçë, ky Dodik do të zhvillonte një vizitë zyrtare.
Në Maqedonin e Veriut, influencat pro ruse përsëri mund të jenë penguese të fuqizimit të faktorit shqiptar. Pra është një Ballkan, i cili jo vetëm është një fuçi baruti, por në qoftë se fitili bie në duart e gabuara mund të kthehet në një vatër e re zjarri ku nuk mund të fiket kollaj.
Në këtë kontekst politik, në këtë luftë gjeopolitike që është duke ndodhur propozimi i Lulzim Bashës për të hapur në Shqipëri dosjet se kush kanë qenë spiunët e UDB-së dhe KGB-së është një nisëm e çmuar dhe e domosdoshme. Një nisëm, e cila është vizionare për të kuptuar se kush janë njerëzit, të cilët kanë tradhtuar interesat kombëtare të kombit shqiptar.
Ky propozim duhet të marrë formë sa më shpejtë që në këtë situatë të një lufte të ftohtë të re në botë, ne duhet të heqim çdo dyshim dhe duhet të neutralizojmë spiunët, të cilët tradhëtojnë Shqipërinë për interesa ekonomike.
Politika shqiptare e ka imediate në këtë situatë të re për të hapur dosjet e spiunëve të cilët kanë bashkëpunuar me UDB-në dhe KGB-në.