Zelensky vizitë zyrtare në Ankara! Do të takohet me presidentin Erdogan, teksa SHBA dhe Rusia nisin bisedimet e paqes për Ukrainën në Arabinë Saudite!

Teksa në Arabinë Saudite kanë nisur bisedimet për negociatat e paqes në Ukrainë, mes delegacionit të SHBA-ve dhe atij të Rusisë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Ankara të Turqisë.

 

Mediat turke raportojnë se Zelensky mbërriti në Anakara mbrëmjen e së hënës.

Avioni që transportonte Zelenskyn dhe delegacionin e tij u ul në Aeroportin ‘Esenboğa’ të Ankarasë në orën 21:08 me orën lokale.

Presidenti ukrainas pritet të zhvillojë sot një takim me homologun turk, Rexhep Tajip Erdogan.

“Gjatë bisedimeve do të shqyrtohen të gjitha aspektet e partneritetit strategjik turko-ukrainas dhe do të diskutohen hapat për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh”, thuhet në deklaratën e Drejtorisë së Komunikimeve në Turqi.

Të dy liderët do të shkëmbejnë gjithashtu pikëpamje mbi zhvillimet e fundit në Ukrainë dhe çështje të tjera rajonale dhe globale.

Zelensky dhe Erdogan pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp pas bisedimeve të tyre.

Takimet e Zelenskyt vijnë pasi Uashingtoni dhe Moska vendosën të nisin një proces të ri dialogu për zgjidhjen e konfliktit.

Sakaq, pala amerikane ka thënë se takimi i sotëm nuk ka të bëjë me nisje të negociatave, por  për të parë nëse Rusia është “serioze” në dhënien fund të luftës në Ukrainë. Pala ruse, në anën tjetër, ka thënë se prioritet do të ketë normalizimin e marrëdhënieve me SHBA-në.

Në të njëjtën ditë që Zelensky dhe Erdogan takohen në Ankara, delegacionet amerikane dhe ruse do të mbajnë një takim kyç për të krijuar një udhërrëfyes për bisedimet e ardhshme të paqes.

Kjo vizitë e Zelenskyt vjen pasi Uashingtoni dhe Moska vendosën të nisin një proces të ri dialogu për zgjidhjen e konfliktit.

Sot delegacionet amerikane dhe ruse do të mbajnë një takim kyç për të hartuar një plan udhërrëfyes për bisedimet e ardhshme të paqes.

Screenshot_1

Turqia është pozicionuar pro një marrëveshjeje të negociuar dhe të drejtë midis Rusisë dhe Ukrainës, teksa ka shprehur gatishmërinë për të ndërmjetësuar bisedimet mes dy palëve.

Në një intervistë për TRT World gjatë fundjavës, ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha se Turqia, së bashku me vendet evropiane, meriton të jetë pjesë e bisedimeve të paqes pasi është një nga vendet e rajonit që ndikohet më së shumti nga konflikti..

Në Ankara, bisedimet do të përqendrohen në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës nëpërmjet një marrëveshjeje dhe për të garantuar sigurinë në Detin e Zi.

Turqia dhe Ukraina i kanë përshkruar lidhjet e tyre si një partneritet strategjik dhe kanë nisur një përpjekje për të përmirësuar bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes.

Pas Ankarasë, Zelensky pritet të udhëtojë drejt në Arabisë Saudite.

Artikulli paraprakDelegacionet e SHBA dhe Rusisë ballë për ballë në tryezën e bisedimeve për paqe në Ukrainë! Kush janë zyrtarët që përfaqësojnë dy palët
Artikulli tjetërAksident tragjik! Autobusi plot me pasagjerë del nga rruga dhe bie në greminë, raportohet për 30 viktima