Zeman: Nuk më çudit kthimi i Moxhit… në Shqipëri

Zdenek Zeman, i përshkruar gjithmonë si njeriu “anti-Juventus”, nuk kursehet asnjëherë kur bëhet fjalë për të kritikuar bardhezinjtë e për më tepër Luçiano Moxhin, personin të cilin ai vazhdimisht e ka akuzuar se i ka shkatërruar karrierën. Tekniku aktual i Peskarës, në konferencën e sotme për shtyp, është pyetur edhe rreth kthimit të ish-drejtuesit të bardhezinjve në futbollin aktiv. “Ai ka thënë se do të dilte nga futbolli 10 apo 15 vite më parë. Por pavarësisht dënimeve, ai është gjithmonë në futboll”, tha Zeman.
“Ndaj nuk jam aspak i çuditur që është rikthyer në futboll dhe në Shqipëri”, ishin fjalët e trajnerit çek, i cili gjatë karrierës së tij ka drejtuar skuadra si Parma, Lacio, Roma e Napoli. Në vitin 2009, ai hodhi në gjyq Moxhin, duke e paditur për shpifje, por gjykata e cilësoi të pavlefshme.

Exit mobile version