“Zemra jote është te bufi”, Basha i përgjigjet Ramës: McGonigal është gropa që i hape vetes. Kujdes zemrat se amerikanët u kthyen në SPAK, se 7×7 = 313

Aq shumë përzemër më ke sa korruptove McGonigal me m’bo gropën, por që re vet. Kujdes zemrat se 7×7 = 313

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka replikuar sërish me kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit ishte shprehur se “e kam zemër Lulin”.

Basha në përgjigjen e tij ironike, shprehet se Rama aq shumë përzemër e ka, sa shkoi dhe korruptoi McGonigal për t’ia bërë gropën, por që ra vet brenda.

Ai më tej thotë se Ramës nuk i ndahet zemra nga bufi, që i referohet Sali Berishës, pasi vetëm ai e mban në pushtet dhe shpreson që bashkë me të të godasin SPAK-un. Madje, sipas Bashës, kryeministri aq përzemër e ka Berishën sa është gati të bëj dhe një buf sa Mali i Tiranës.

Në fund ai ironizon edhe deklaratën e kreut të qeverisë, kur thoshte se “Amerika i tërhoqi ushtarët nga SPAK”. Basha i thotë se Amerikën aty e ka dhe e këshillon që të kujdeset për zemrat se 7×7 = 313.

Reagimi i plotë i Bashës:

O Rame, si paske thon sot, e kam zemër Lulin. Sa zemër m’ke ti mo Rame e mori vesh e gjithë bota kur korruptove McGonigal mem bo grobën, por re vet mrena. S’të ndahet zemra nga bufi ty o Rame, se vetëm ai të ma në pushtet. Ai t’i dha votat për të liru të korruptumit, me atë shpreson të godasësh SPAK-un. Je gati të bësh një buf sa Mali i Tiranës ti me Rame, por e ke ke kot. Si the? “I tërhoqi Amerika ushtarët nga SPAK-u”, aty e ke Amerikën Rame, vazhdojnë hetimet. Kujdes zemrat tek veni Rame, 7×7 = 313, Rame.

Artikulli paraprakIlir Meta në “Kavalishencën” e burgut, si luan ping-pong me nigerianët dhe bën politikë nga qelia
Artikulli tjetërM*asakra e 1999-ës në Krushë, më e tmerrshmja e regjimit të Sllobodan Milosheviçit! Serbët vranë 354 kosovarë, misteri i zhdukjes së intelektualit Ukshin Hoti