Zëri i Amerikës: Çështja e vëllait të ministrit të Brendshëm mori një rrjedhë të re hetimi

Publikimi i një audio-përgjimi të dytë me protagonist Fredi Alizotin është trajtuar edhe nga prestigjozja “Zëri i Amerikës”.
Në një artikull të publikuar sot thuhet se, çështja e audiopërgjimit që implikonte vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, duket se mori një rrjedhë të re, pasi deputeti demokrat Ervin Salianji, publikoi mbrëmë në studion e emisionit “Opinion” një video të një bisede me Fredi Alizotin, i arrestuar si personi që sipas prokurorisë ka “luajtur rolin” e Agron Xhafajt.
Shkrimi i plotë i Zërit të Amerikës
Në Shqipëri, çështja e audiopërgjimit që implikonte vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, duket se mori një rrjedhë të re, pasi deputeti demokrat Ervin Salianji, publikoi mbrëmë në studion e emisionit “Opinion” një video të një bisede me Fredi Alizotin, i arrestuar si personi që sipas prokurorisë ka “luajtur rolin” e Agron Xhafajt. Në dosjen që prokuroria dërgoi në gjykatë javën e shkuar, rezultonte se gjatë seancës së parë të marrjes në pyetje në 1 Qershor, por dhe së fundmi më 27 Shtator, në prani të avokatit të tij, Alizoti ka pranuar se Albert Veliu, personi që pretendon se ka folur me vëllanë e ministrit, i kishte kërkuar të bënin një rregjistrim bisede ku ai të hiqej sikur ishte Agron Xhafaj, dhe se në këmbim do të merrte një shumë prej 200 mijë eurosh.

Në bisedën e transmetuar mbrëmë, Alizoti tregon se ai është marrë me makinë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu i cili e ka çuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Sipas Alizotit kjo ka ndodhur në datën 1 (pa përcaktuar muajin) por që duket se korrespondon me datën kur ai ka dhënë dëshminë e parë në Prokurori. Alizoti ka shtuar gjithashtu se pranë Prokurorisë ka takuar dhe deputetin socialist Taulant Balla. Gjatë bisedës, ai shprehet se i është kërkuar që të mbështeste shumicën. Sipas tij, Balla i ka thënë “Hidhu me ne”, dhe se i ka ofruar dhe para.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, mohoi sot përmes një deklarate publike variantin e Alizotit. “Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nuk ka qenë për asnjë rast, në asnjë rrethanë dhe në asnjë cilësi shoqërues, kontaktues apo në çdo formë tjetër i shtetasit Alfred Alizoti”, thihet në deklaratë, ndërsa shtohet se “në lidhje me çështjen hetimore të sipërcituar Policia e Shtetit nuk ka kryer asnjë veprim procedural me iniciative të vetë, por në çdo rast ka vepruar kur ka patur urdhërime të prokurorisë, ose të gjykatës. Në këtë kuadër edhe shoqërimi i shtetasit Alizoti është bërë në zbatim të urdhrit të prokurorit të çështjes. Ky veprim procedural është bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier”, saktëson deklarata e Policisë. /VOA/

agron xhafa 1

Artikulli paraprakAkuzat për përdhunim, flet policia amerikane: Ronaldo s’është i pandehur, as nën hetim
Artikulli tjetër“Java Evropiane për Demokracinë Vendore” në Kamëz, Mziu: 60% e buxhetit për investimet, prej 11 vitesh miratohet unanimisht