Zëri i Amerikës jehonë protestës së opozitës: Largim i Ramës dhe zgjedhje të parakohshme

Në Shqipëri ka nisur sot paradite protesta e radhës e opozitës, e mbledhur këtë herë përpara godinës së Kryeministrisë, për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krjimin e një qeverie kalimtare e cila do të duhet të përgatisë zgjedhjet e parakohshme.
Opozita ka kërkuar leje për një protest 48 orëshe, por policia ja ka dhënë vetëm për 13 orë, deri në mesnatë.
Sipas burimeve, janë 1600 forca të policisë të angazhuara për protestën e sotme, të cilat janë shpërnadrë në të gjithë perimetrin e godinës së Qeverisë.
Në pjesën ballore përpara forcave të Rendit është vendosur dhe një gardh metalik. Grilat e të gjitha dritareve të ndërtesës janë të mbyllura, ndërsa xhamat e portës hyrëse janë zëvëndësuar me fletë metalike.
E veshur me material mbrojtës edhe streha mbi hyrjen kryesore. Kamer të shumta janë vendosur në pjesë të ndryshme të godinës, por dhe mbi shtyllat e ndriçimit, të cilat janë lyer me graso, për të shmangur mundësinë që dikush të mund të ngjitet për t’i dëmtuar apo hequr.
Pas një qëndrimi të shkurtër para godinës së Qeverisë, manifestuesit, të udhëhequr nga drejtuesit e opozitës, kanë marrëshuar në mënyrë simbolike rreth e qark selisë së kryeministrisë.

Një pjesë e tyre kanë rrëzuar rrethimin metalik të zonës. Protesta e sotme e opozitës u parapri nga thirrjet e komunitetit ndërkombëtar për të evituar aktet e dhunës. Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Delegacioni i Bashkimit Europian, me dy deklarata të veçanta, paralajmëruan se dhuna gjatë manifestimeve është “e paligjshme dhe e patolerueshme”.
Komuniteti ndërkombëtar, ka kritikuar hapur vendimin e opozitës për të lënë parlamentin, duke hequr dorë në bllok nga mandatet e deputetëve të tyre. Ambasada amerikane theksoi se i konsideron Qeverinë dhe Parlamentin aktual të Shqipërisë të zgjedhura në mënyrë legjitime ndërsa shtonte se “ata ish anëtarë të Parlamentit të cilët vendosën të braktisin mandatet, hoqën dorë nga detyrimet e tyre ndaj qytetarëve shqiptarë, e duhet të lejojnë ata që duan të punojnë për të ardhmen e vendit të bëjnë punën e tyre”.
Opozita ka bërë të ditur se nuk do të ketë hapa pas, deri në largimin e qeverisë. Kryetari demokrat Lulzim Basha, tha dje se “protesta, do të jetë një tjetër rast për shqiptarët për t’u bashkuar dhe ngritur zërin. Shqiptarët e kanë kuptuar se e vetmja mënyrë për të garantar ndarjen nga e keqja është protesta”, theksoi zoti Basha.

“VOA”

Exit mobile version