“Zëri i Amerikës” po e transmeton direkt protestën e gazetarëve përpara Kuvendit kundër paketës së censurës së mediave nga qeveria.
Gazetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur para pak minutash për të protestuar kundra kësaj pakete ligjore që pritet të miratohet në seancën e sotme parlamentare.
Shoqatat e gazetarëve dhe shoqërisë civile kundërshtojnë këtë paketë me pretendimin se ajo nuk i jep zgjidhje lajmeve të rreme dhe shpifjeve, siç pretendon qeveria, por është përpjekje për të kapur median online.
Tiranë: Protesta e shoqatave të gazetarëve para parlamentit kundër projektligjeve ndaj mediave.
Gepostet von VOA – Zëri i Amerikës am Mittwoch, 18. Dezember 2019