Zëri i Amerikës transmeton direkt protestën e opozitës në Tiranë

Opozita ka nisur protestën e 4 kombëtare në Tiranë me kërkesën për largimin e Edi Ramës nga post ii Kryeministrit dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do të përgatisë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Protesta e opozitës po transmetohet direkt në faqen e Zërit të Amerikës në rrjetin social.

Pothuajse të gjitha protestat e opozitës janë pasqyruar nga mediat ndërkombëtare, duke treguar interesin e tyre për zhvillimet në Tiranë.

Mijëra qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së opozitës për të marshuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” drejt godinës së Kryeministrisë.

Nuk dihet se çfarë skenari do të përdorë sot opozita, ndërkohë që policia veç godinës së kryeministrisë ka rrethuar edhe atë të parlamentit.

Artikulli paraprakBasha me qindra studentë nga vendet e BE niset nga selia e PD për t’u bashkuar me protestuesit
Artikulli tjetërProtestuesit i venë flakën Kryeministrisë dhe Parlamentit