Zëri i Amerikës po transmeton drejt për sëdrejti fjalën e liderit të opozitës, Lulzim Basha në takimin e organizuar nga Aleancën në Mbrojtje të Teatrit.
PD, në bashkëpunim me Aleancën në Mbrojtje të Teatrit, organizon takimin: Arti në mbrojtje të Demokracisë dhe Interesit Publik, me pjesëmarrjen e kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe fugurave të njohura të artit dhe kulturës.
Artistët dhe qytetarët kanë më shumë se 1 vit që protestojnë kundër shkatërrimit të Teatrit Kombëtar nga Edi Rama me qëllim ndërtimin e kullave.
Gjatë fjalës së tij, Basha e ka vlersuar aleancën për tetrin dhe sipas tij ky është një shembull frymëzues. Ai bëri thirrje për zgjedhje te parakohëshme për daljen e vendit nga kriza.
“Këtë takim bashkëbisedim e kemi konceptuar si hapsir dialogu në radhë të parë me përfaqësuesit e Teatrit dhe të gjithë atyre që janë në mbrojtjen e kësaj kauze, mbi të drejtën e skandalit 1 vjeçar mbi aferëne Teatrirt Kombëtar, një vlerësim për të gjithë ju si pjesmarrës.
Dua t’ju sigurojë në emrin tim personal se për ne shembulli i mbrojtejes të kësaj kauze kaqë të drejtë është një shembull motivues. Aleanca për teatrin është një shembull frymëzues. Zgjedhjet të parakohshme.
Qytetarët ju përgjigjen thirrjes për protesta.Dalja nga kriza politike kërkon një zgjidhje akute. Ne duam që pushteti të jetë vullnet i popullit të lirë. Elita e vendit duhet të japë kontributn e saj në këtë krizë që po kalon vendi. Djegja e mandateve ishte nje përgjigje e opozitës ndaj thirrjes së qytetarëve.
Pra për ne si opozitar dhe për mua si kryetar i saj, promovimi i kësaj çështje është i rëndësishëm sepse është fshir nga disa media. Kjo qëndres jep shpresë dhe për kauza të tjera që ndodhin në vend”, tha Basha.
“Aleanca për mbrojtjen e Teatrit është një kauzë e drejtë dhe shembull frymëzues. Kriza politike kërkon një zgjidhje akute. Duhet qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër dhe zgjedhje të përkohshme për daljen nga kjo krizë. Parlamenti, pushteti të jenë produkt i votës së lirë, dhe me procesin e qeverisjes të jenë nën kontroll për të mos u kapur nga interesa kriminale. Diskutimi nuk ndodh në eter, ndodh në mes të kësaj krize të thellë, ku qytetarët i janë përgjigjur thirrjes për protesta, për t’i dhënë fund cdo iluzioni e deluzioni të një regjimi që duhet të marrë fund e duhet t’i hapë rrugën një procesi llogaridhënie për të gjithë ata që asgjësuan procesin zgjedhor dhe shkaktuan këtë krizë”, tha Basha.