Nga Luçiano BOÇI
HELMIMI I FAMILJES
Formularët e shpërndarë në kopshtet e Tiranës janë skandaloze.
Relativizimi i amësisë dhe atësisë dhe zëvendësimi i koncepteve të tyre me prindër 1 dhe 2, i hap rrugën deformimeve psiko-sociale dhe ndërton agjenda të paqarta për shoqërinë.
Konceptet e tilla janë të ngjashme, por jo të njejta.
Kodi i familjes e ka të përcaktuar qartë se ç’është amësia dhe atësia.
Familja mbetet ngrehina themelore nga marrin vlerë jeta, shoqëria, kombi e feja.
Ajo s’mund të helmohet.
Jemi kundër çdo diskriminimi, ngado që vjen dhe si vjen, por jo mbështetje për synime të paqarta jashtë çdo shenjtërimi të familjes, kombit dhe fesë!
Formulari duhet të hiqet nga qarkullimi.