Zgjedhja e Gjin Gjonit në krye të Rithemelimit në Lezhë/ Gentian Gaba: Minimi i demokracisë ka, tashmë, një kornizë të qartë për publikun

Zgjedhjen e ish-gjyqtarit Gjin Gjoni në krye të Rithemelimit në Lezhë, e ka komentuar anëtari i kryesisë së PD-së, Gentian Gaba, i cili shprehet se “shqiptarët kërkojnë ndryshim dhe jo riciklim”.

Sipas Gabës, “minimi i demokracisë ka, tashmë, një kornizë të qartë për publikun”.

Kujtojmë se Gjin Gjoni ka qenë i përfolur gjatë ushtrimit të detyrës si gjyqtar, madje ka dhënë dorëheqjen pa kaluar fazën e vetingut, duke qenë një ndër figurat e shënjestruara edhe nga raportet e ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.

Me sa duket, Rithemelimi po mbledh në gjirin e tij të gjithë “armiqtë” e SHBA-ve për të krijuar një front të fuqishëm ekonomik kundër tyre në zgjedhjet e radhës.

Më poshtë komenti i plotë i Gentian Gabës:

Teksa shoqëria është sy e vesh nga korrupsioni i Rilindjes, Revolucioni i riciklimit fut në politik ish-gjyqtarin, flirti i të cilit me politikën u kundërshtua nga SHBA në 2020, me mesazhin: “Mos fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos nxitni korrupsionin.” 4 vite më vonë, minimi i demokracisë ka, tashmë, një kornizë të qartë për publikun.

Tani, përsa kohë ai është njeri i lirë, formalisht nuk ka pengesa, por formalisht të lirë janë dhe Rama dhe Veliaj sot, të cilët sulmohen njëzëri si të korruptuar.

Shqiptaret kërkojnë ndryshim, jo riciklim. Prandaj 9 shtatori është edhe rruga e vetme.

Artikulli paraprakMarrëveshja PS-Rithemelimi/ Bamir Topi: Aktorë të rinj që interpretojnë, por regjisorët janë ata të vitit 2008
Artikulli tjetër“As Veliajn nuk e shpëton dot Rama, as Ramën nuk e shpëton dot pazari me Berishën”/ Lapardhaja: Të gjithë që kanë punë me SPAK-un vijojnë me parimin “bëje Zot ëndërr”