Analisti Neritan Alibali, foli në emisionin “Log” të gazetarit Endri Xhafo në News 24 lidhur me mënyrën se si po vepron Partia Socialiste, tani më që kanë ngelur pak muaj nga zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
alibaliAlibali tha se në vendin tonë nuk ka demokraci të konsoliduar e as edukatë për zgjedhje të lira
Ai tha se çështja e korrupsionit elektoral është çështje e sistemit dhe nuk ka të bëjë sipas tij me njeriun.
Me tej ai tha se PS përdor të gjitha asetet dhe resurset për të marrë sa më shumë vota.
“PS ka krijuar autokombajnë për korrjen e votave dhe që nuk ndikohet fare nga probleme e qeverisjes”, tha analisti.
Neritan Alibali: Shqipëria nuk ka demokraci të konsoliduar as edukatë të zgjedhjeve të lira, praktikisht gjithmonë zgjedhjet janë kontekstualizuar nga pala humbëse. Çështja është te sistemi, jo te njeriu.
A e lejon sistemi mundësinë që funksionarë të lartë të kryejnë korrupsion zgjedhor? E kam fjalën për sistemin e qeverisjes, a e lejon sistemi që të përdoren asetet e shtetit për të grumbulluar vota?
Mendoj se partia në pushtet që nga periudha e parafushatës bëhet njësh me shtetin dhe i përdor të gjitha asetet për të maksimizuar votat. PS ka krijuar autokombajnë për korrjen e votave dhe që nuk ndikohet fare nga probleme e qeverisjes.