Zgjedhjet e 11 majit, delegacioni i OSBE/ODIHR takim me Altin Dumanin dhe Prokurorin e Përgjithshëm! Ja masat që janë marrë

Një delegacion i OSBE/ODIHR ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, ditë që përkon edhe me nisjen zyrtarisht të fushatës elektorale. 

 

Po ashtu, kreu i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve të OSBE/ODHIR, Ambasadorin Lamberto  Zannier është pritur në një takim edhe nga Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela.

Objekt i takimit, ishte njohja e përfaqësuesve të Misionit me masat e marra nga Prokuroria e Përgjithshme në lidhje me hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve, si dhe mundësitë e mbështetjes së punës së Misionit nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.

Në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, në të gjitha prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, janë ngritur seksione të posaçme të përkohshme, me në krye drejtuesit e prokurorive, të cilat do të mbështeten edhe nga Policia e Shtetit me oficerë të policisë gjyqësore si dhe nga një forcë operacionale.

Gjithashtu, në bazë të marrëveshjeve të lidhura, puna do të koordinohet me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokurorinë e Posaçme, në drejtim të komunikimit të shpejtë të raportimeve mbi veprat penale, shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit efikas të hetimeve.

Artikulli paraprakQeveria gjermane/ Marrëveshja e koalicionit për emigracionin, DW: Çfarë është planifikuar tani dhe cilat janë kufizimet ligjore?
Artikulli tjetërMënyra e jetesës pas të 50-ave përcakton vdekjen, studimi: Duhet të shmanget duhani, kolesteroli i tepërt dhe mbipesha